E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, fluks udhëtarësh në pikat doganore

Dogana e Kapshtices

Pikat doganore të Shqipërisë me vendet fqinje po përjetojnë fluks të madh udhëtarësh me rastin festave të fundvitit.

Në portin e Durrësit mëngjesin e sotëm kanë mbërritur 3 tragete, ndërsa pesë të tjerë pritet të mbërrijnë gjatë ditës.

Në portin e Durrësit gjatë ditës së sotme pritet të zbarkojnë rreth 6500 udhëtarë. Sipas autoriteteve portale, një pjesë e madhe e udhëtarëve janë shqiptarë të Kosovës, të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri për të udhëtuar më pas drejt Kosovës.

Pjesa tjetër janë emigrantë shqiptarë të cilët kthehen në shtëpi për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Autoritete në Durrës duket se kanë marrë të gjitha masat për të përballuar me sukses këtë fluks udhëtarësh pasi po punohet me 35 sportele. Porti i Vlorës gjithashtu ka patur gjatë ditës së sotme një fluks të madh udhëtarësh.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri, 7827 persona, ndërsa janë rreth 3562 numri i automjeteve që kanë hyrë në territorin shqiptarë. Problem mbetet numri i pakët i sporteleve të palës greke, e cila momentalisht po punon me 3, ndërsa pala shqiptare me 9 sportele.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›