E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat kombetare pritje e ambasades shqiptare ne Rome

Sic eshte bere tanime tradite me afrimin e festave te nentorit ambasada shqiptare ne Rome dha nje pritje zyrtare per trupin diplomatik dhe per perfaqesues te komunitetit shqiptar ne Itali.

Artiste biznesmene ushtarake e profesore te gjithe se bashku uruan per festat kombetare ne kete takim qe kthehet ne nje cast dialogu e njohjeje. Ambasadori shqiptar ne Rome Llesh Kola shpjegoi se kete vit ka me shume arsye per te festuar.

Kemi marredhenie te shkelqyera me Italine kemi komunitetin e mireintegruar shqiptar ne Itali dhe nje arsye me shume eshte levizja e lire. E kemi fituar levizjen e lire por kemi ende edhe shume pune per te bere drejt stacionit te funditqe eshte integrimi ne Bashkimin Evropian tha Kola.

Ne te gjithe Italine po organizohen e jane ne program aktivitete nga me te ndryshmet qe nga prezantimet e librave shfaqja e filmave hapja e ekspozitave apo thjesht takime per te ngrene nje darke me gatime shqiptare. Angazhim shume i madh i shoqatave kete vit kryesisht ne veri te vendit ku numri i shqiptareve eshte me i madh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›