E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financimi i Universiteteve private

Senati i Universitetetit publik te Tiranes ka kerkuar qe skema e financimit e propozuar nga qeveria te rishikohet pasi ajo ka ne qender te saj sistemin privat dhe jo publik te universitetit.

Ne vendimin e ketij Senati kerkohet qe te te rishikohen aktet nenligjore te ligjit te arsimit te larte te cilat cenojne autonomine e universiteteve.

Qendrimi jone eshte qe ligji e garanton autonomine universitare qofte ne pikepamjen akademike dhe ate financiare por keto te dyja shkelen ne shume raste nga aktet nenligjore te paligjshme qe miratohen nga Ministria e Arsimit tha Ervin Demo nga Departamenti i Komunikimit ne Rektorat.

Senati akademik ka theksuar se skema e financimit e pergatitur nga qeveria bie ndesh me modelet e financimit te Europes Perendimore por edhe penalizon nje numer te larte te rinjsh qe studiojne ne sistemin publik.

Nje nga ceshtje qe ne kemi ngritur eshte se kjo eshte nje skeme perjashtuese. Ministria e Arsimit do te marre buxhetin dhe do ta pjesetoje ate me nje numer te caktuar studentesh. Pjesa tjeter qe mbetet e zbuluar eshte e detyruar qe ta suportoje gjithe koston e edukimit vete shtoi Demo.

Sipas rektoratit te Tiranes buxheti i arsimit eshte shume larg objektivave te percaktuara nga qeveria dhe nuk permbush te gjitha kerkesat e arsmit te larte ne vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›