E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot fituesit e sistemit part – time

Kandidatet qe jane regjistruar ne sistemin part-time ne Universitete do t’i nenshtrohen konkursit me mesatare. Fluksi i madh i regjistrimeve ka bere qe kuotat te tejkalohen disa here, edhe ne deget qe nuk kane qene shume te preferuara. Ky fluks do te beje qe gara midis kandidateve pretendente te jete me e forte. Ne te gjitha ato raste kur kerkesat jane me te medha se kuotat, kandidatet do t’i nenshtrohen nje konkursi me mesatare, ndersa atje ku ka me pak kerkesa se sa kuota do te kualifikohen te gjithe. Nderkohe qe ne universitetin Bujqesor te Kamzes, regjistrimet jane mbyllur te shtunen pasdite, ne ate te Tiranes regjistrimet kane vazhduar. Fituesit, ne baze te notes mesatare, do te shpallen sot. Listat do te afishohen perpara fakulteteve duke filluar nga ai me mesatare me te larte deri tek i fundit. Shkak per kete fluks eshte bere pezullimi i ketij lloji studimesh per nje vit

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›