Festë e çmendur e tifozëve, Afrikae Jugut është gati
JOHANESBURG-Afrika e Jugut është gati për të pritur turneun më të rëndësishëm futbollistik, teksa të premten në stadiumin e Johanesburgut Soçer City, do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Botërorit të 19-të. çdo gjë duket gati në Johanesburg, njerëzit kanë ndërmarrë operacione pastrimi të qytetit, ndërsa Nelson Mandela ka konfirmuar prezencën e tij. Festa në fakt ka nisur që dje. Në qytetin e Kejp Taunit mijëra persona dolën në rrugë për të shijuar një paradë shumëngjyrëshe, ndërsa kërcimet e kryera nga nxitëset e tifozëve, kanë treguar për atmosferën e jashtëzakonshme që mbizotëron në këtë vend dy ditë para startit. Edhe këtë herë ka qenë vuvuzela ka qenë instrumenti kryesor i përdorur nga fansat. Bëhet fjalë për një bri plastik, i cili shkaktoi polemika të shumta pas Kupës së Konfederatave një vit më parë, por FIFA deklaroi se do ta lejonte atë në stadiume. Megjithatë, pjesa më e çmendur e festës është zhvilluar në Johanesburg, aty ku të premten do të startojë Botërori. Njerëzit kanë dalë në rrugë kryesisht në mënyrë spontane, duke valëvitur flamujt e skuadrave pjesëmarrëse dhe duke iu rënë vuvuzelave shurdhuese. Ndërkohë nuk munguan edhe akrobacitë në ajër tëe avionëve, që kanë kryer testime për ceremoninë e hapjes.
ëndrra afrikane
Askush nuk e mendonte pak vjet më parë se ky vend afrikan do të mund të priste finalet e një Kupe Bote. Deni Xhordan, kreu i Komitetit Organizativ të Kupës së Botës, thotë se në momentin që të shkelmohet topi i parë do t'i mbushen sytë me lot për atë që konsiderohet ëndrra 16 vjeçare e një kombi apo edhe gjithë kontinentit. 58 vjeçari është lektor në Universitet dhe një aktivist i flaktë i luftës kundër aparteidit. "është e pabesueshme të mendosh se që nga e premtja ne do të mund të flasim për Kupën e Botës këtu, - thotë Deni Xhordan në një intervistë për Reuters. - Ka qenë një rrugë e gjatë, 16 vjeçare, dhe tani çdo gjë është shumë pranë. Ne ndërtuam gjithçka premtuam, stadiumet janë gati, aeroportet të ndërtuara, ashtu si edhe trenat e shpejtësisë apo infrastruktura". Xhordan shpjegon se zhgënjimi më i madh për të ka qenë vendimi i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s për të caktuar Gjermaninë si organizatore në vitin 2006, duke mundur Afrikën e Jugut me vetëm një votë. Sipas tij, e premtja kurorëzon pikën më të lartë në historinë e këtij vendi, madje duke e barazuar atë me zgjedhjen e Nelson Mandelës si presidenti i parë me ngjyrë. "është një ëndërr që bëhet realitet, është si në ditën kur ne nisëm të organizonim sondazhet e para për votat apo si në ditën kur të gjithë prisnim që të hapej dera e burgut për Mandelën. Këto janë momente të lavdishme të historisë sonë, - thotë Deni Xhordan. - Kishte 80 vjet që e gjithë bota thoshte se vendet afrikane nuk mund të organizojnë evente të tilla, por ky ka qenë gabim. Tani dyshimet janë shuar dhe unë besoj se bota do të habitet me shpirtin dhe pasionin e njerëzve këtu", shprehet më tej ai.
(d.b/BalkanWeb)