E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami: Opozita poreflekton në qëndrime

WASHINGTON- Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami thotë se opozita socialiste ka filluar të reflektojë në qëndrimet e saj. Komenti i ministrit në lidhje me krizën politike në vend është bërë dje në një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Ai theksoi se qeveria është vendosur në rrugën e saj për integrimin në BE, si dhe për liberalizimin e vizave. Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Arben Imami ndodhet në SHBA për të biseduar mbi çështje që kanë të bëjnë me transformimin e NATO-s. Ai vizitoi dje Komandën e Aleancës në Norfolk të shtetit Virginia, e cila ndjek njëkohësisht transformimin e forcave të armatosura të Shqipërisë. “çdo vend ka rëndësinë që ai i jep vetes së tij mbi bazën e kapaciteteve që ka”, - është shprehur ministri Imami.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›