Botërori 2010 gazetarët, viktimat e para
JOHANESBURG-Disa gazetarë të huaj që ndodhen në Afrikën e Jugut, për të raportuar rreth lojërave të Kampionatit Botëror të Futbollit, janë plaçkitur nga njerëz të armatosur në dhomat e hotelit.
Radio 702 njoftoi se gazetarët nga Portugalia dhe Spanja janë plaçkitur herët në mëngjes në një hotel në qytetin Magalisburg, në veriperëndim të Johanesburgut.
Agjencia DPA bëri të ditur se gazetarëve u janë vjedhur foto-aparatet, parat dhe pasaportat.
“Një grup njerëzish të armatosur ka hyrë në hotel dhe ka kërkuar gjëra me vlerë. Shënjestrat e tyre ishin dhomat e hotelit, ku ishin të vendosur reporterët”, tha një gazetar.
Zëdhënësja e Policisë, Saly De Ber, tha se gjatë grabitjeve nuk ka pasur të plagosur.
“Nuk kemi të lënduar, por as të arrestuar. Megjithatë, shpresojmë t’i gjejmë përgjegjësit e këtyre veprave”, tha ajo.
(d.b/BalkanWeb)