Kuvend, sot seancamiratohen propozimete PS për Komisionet
TIRANE- Kuvendi do të miratojë sot propozimet e grupit parlamentar të PS-së për për plotësimin e vendeve të mbetura vakante nga opozita në disa struktura të Kuvendit, si rezultat i bojkotit të zgjatur të saj, si: posti i nënkryetarit të parlamentit dhe i kryetarëve të disa komisioneve të përhershme.
Grupi PS zgjodhi dje deputetin socialist Namik Dokle për postin e nënkryetarit i Parlamentit.
Valentina Leskaj u përzgjodh kryetare e Kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Et'hem Ruka, Kryetar i Komisionit për Punën, çështjet Sociale dhe Shëndetin. Kryetare e Komisionit për Integrimin Europian është caktuar ish-ministrja Ermelinda Meksi.
Në postet e nënkryetarëve në komisionet parlamentare: Fatmir Xhafa është përzgjedhur për të marrë postin e nënkryetarit të Komisionit për çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Arta Dade nënkryetare e komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme. Mimi Kodheli do jetë nënKryetare e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Ilir Gjoni në postin e nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe
Ilir Beqaj, nënKryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.
(s.g/BalkanWeb)