Misioni i REALizuar

Herën e fundit kur Jose Mourinho fitoi Ligën e Kampionëve me Porton më 2004, doli të jetë ndeshja e tij e fundit në bankinën e klubit portugez. Të shtunën mbrëma në Santiago Bernabeu, Mourinho e fitoi përsëri trofeun kontinental, pasi Interi i tij mposhti Bayern Munichun 2-0, me golat e sulmuesit Diego Milito.
Edhe kësaj radhe, duket se kjo të jetë ndeshja e tij e fundit nën drejtimin e ekipit. Më pak se një orë pasi fitoi titullin, Mourinho paralajmëroi largimin nga Interi dhe kalimin në Real Madrid, pasi realizoi misionin me gjigantin milanez – solli titullin e parë në Ligën e Kampionëve pas 45 vjet pritje.
“Jam i mërzitur, sepse është pothuajse e sigurt se kjo ka qenë ndeshja ime e fundit me Interin. Nëse nuk e udhëhiqni Real Madridin, atëherë mbetet një boshllëk në karrierën tuaj”, tha Mourinho.
Portugezi 47-vjeçar, ishte emocional.
“Ishte vështirë të largohem nga Chelsea dhe do të mërzitem që largohem nga Interi. Inter është shtëpia ime, njësoj sikur Chelsea. Por, e tillë është jeta, ky është futbolli. Tani kam dy shtëpi, Stamford Bridge, Giuseppe Meazza, në pritje të tretës, me gjasë Santiago Bernabeu”.
Mourinho pritet të fillojë bisedimet me Realin në ditët e ardhshme.
“Vetëm Real ka shprehur interesim për mua. Por, nuk kam biseduar me askënd dhe nuk kam nënshkruar asgjë. Kam premtuar se do të flas pas finales. Besoj se objektivi im tani do të jetë të fitoj një kampionat tjetër që nuk e kam fituar më parë dhe të fitoj Ligën e Kampionëve me klubin e tretë, e pastaj të kthehem në Angli. Të gjithë e dinë se futbolli anglez është pasioni im dhe një ditë do të kthehem në Angli”, u shpreh ai.
Mourinho, i cili iu bashkua Interit më 2008, fitoi dy tituj në Serie A dhe Kupën e Italisë.
“Kur fitoj, nuk ndalem. Dhe në Itali, i kam fituar të gjitha. Kam fituar Ligën e Kampionëve me dy klube dhe mund ta arrij me tri. Janë shumë gjëra në Itali që nuk më kanë pëlqyer, dhe për tre ose katër muaj kam menduar rreth largimit. Kam hyrë në historinë e Interit. Nuk dua të flas shumë, sepse mund të qaj dhe nuk dua ta bëj këtë. Kërkoj një sfidë të re në karrierën time dhe tani është koha për të vendosur. Ajo që është më e rëndësishme për Interin është që Presidenti Massimo Moratti dhe Kapiteni Javier Zanetti të mbeten në klub”, përfundoi Mourinho.
Për pasardhës të tij në Inter kanë filluar të përmenden emra të ndryshëm. Favorit konsiderohet ish-mesfushori i Interit, aktualisht trajner i Catanias, Sinisa Mihajloviç, i cili ishte asistent i Roberto Mancinit nga viti 2006-2008. Mirëpo, spekulohen edhe emra të tjerë, si Fabio Capello dhe Rafa Benitez.
Moratti, ëndrra u bë realitet
Presidenti i Interit, Massimo Moratti, e përshkroi triumfin e klubit të tij në Ligën e Kampionëve si “ëndërr e cila është bërë realitet”. Moratti, i cili festoi ditëlindjen e tij të 65-të, kur Inter fitoi titullin në Serie A javën e kaluar, ishte kapluar nga emocionet pas trofeut kontinental për herë të parë nga viti 1965, kur babai i tij Angelo ishte President i klubit.
“Është si një ëndërr, emocion i bukur. Ekipi ndjeu përgjegjësinë dhe luajti shkëlqyeshëm. Ky sukses është fryt i punës, përkushtimit dhe karakterit që kemi treguar”, tha Moratti për mediat italiane.