Higuain-Milito, shkëmbimi me Realin?
Inter
Pas natës magjike të Madridit, drejtuesit e Interit po programojnë merkaton e ardhshme. Murinjo ikën e sigurt, por jo vetëm. Pas ndeshjes edhe Diego Milito ka thënë fjalë që kanë shijen e një lamtumire. Murinjo ka këshilluar Realin të blejë "Princin" zikaltër. Prandaj planet e merkatos së Interit mund të tronditen, edhe sepse Reali i Madridit për të arritur te bomberi argjentinas është i gatshëm të sakrifikojë Gonzalo Higuain, i cili nuk duket se vlerësohet shumë nga klubi madrilen dhe tekniku portugez.
#