Fondet private rimarrin veten brenda ketij viti
Sipas botimit me te fundit te OECD-se, "Tregjet e Pensioneve ne Fokus" (Pensions Markets in Focus), fondet e pensioneve, demonstruan nje rimekembje ne gjashtemujorin e pare te vitit 2009, duke krijuar kthime te investimeve prej 3.5% ne terma nominale. Deri me 30 qershor 2009, aktivet gjithsej te fondeve te pensioneve vazhdonin te ishin 14% me pak se niveli i tyre ne muajin dhjetor 2007. Per OECD, ne gjashtemujorin e pare te vitit 2009, kontratat e financuara te pensioneve arriten nje rimekembje prej 1.5 trilione USD te humbjes, krahasuar me 5.4 trilione USD qe pesuan gjate vitit 2008. Fale rimekembjes se tregjeve te kapitalit ne tregjet e reja, disa vende qe nuk jane ne OECD, i kane rimarre ne pergjithesi humbjet e investimeve te pesuara gjate vitit 2008. Nje tregues tjeter i ecurise qe tregon permiresimin e tregut, jane raportet e mbulimit me fonde te skemave te pensioneve me perfitime te percaktuara. Niveli mesatar i mbulimit me fonde per skemat e pensioneve me perfitime te percaktuara, u rrit nga nje deficit prej 24% ne fund te vitit 2008, ne nje deficit te vleresuar prej 18% ne qershor te ketij viti. Nivelet e mbulimit me fonde u permiresuan fale fitimeve kapitale prej investimeve dhe normave me te medha te skontimit.