E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritje heroi

Nga BBC

I pritur si hero, Klinton pergezoi Kosoven per te arriturat ne dhjete vjetet e kaluara duke kerkuar nga kosovaret qe te jene krenare per te arriturat e tyre. Por ish-presidenti amerikan u beri thirrje institucioneve te Kosoves qe te vazhdojne dhe te zgjerojne perpjekjet per te ndertuar nje shoqeri shumekombeshe, dhe te ndihmojne, sic tha pakicat ne Kosove, qe ta kuptojne se te gjithe ne vend kane nevoje per njeri-tjetrin. "Ju e keni forcuar sigurine tuaj dhe keni zvogeluar nevojen per forcat e vendeve te tjera ne terren." "Ju keni bere hapa te vertete per ta bere te qarte se jotoleranca qe deboi shume njerez nga shtepite e tyre, jo shume kohe me pare, nuk ka vend ne Kosoven e re." "Une vetem mund t'ju beje thirrje qe te vazhdoni te permiresoni dhe zgjeroni keto perpjekje, per te siguruar se serbet dhe pakicat e tjera jane plotesisht te perfshira dhe te mbrojtura. Dhe ta kuptojne se keni nevoje per njeri-tjetrin, sepse ju jeni vertete nje mikrokozmos i nje bote te shekullit 21," tha ish-presidenti Klinton. I pritur me duartrokitje te gjata ne Kuvendin e Kosoves, ish-presidenti amerikan, fillimisht takoi udheheqesit e institucioneve te vendit, te cilet e cilesuan viziten e tij si historike. Ata i shprehen mirenjohje te thelle zotit Klinton per tere angazhimin e tij rreth Kosoves dhe per rolin e tij, sic thane te jashtezakonshem per lirine e Kosoves, demokracine, paqen dhe stabilitetin ne rajon. Mijera qytetare te Kosoves, ne nje mot te ftohte kane pritur me ore te tera, arritjen e ish-presidentit amerikan ne bulevardin ne Prishtine, qe per dhjete vjet mban emrin e tij. Nje pankarte me mbishkrimin "Kosova nderon heroin", qe vendosur ne bulevard nderkohe, qe nje shtatore e derdhur ne bronz, veper e skulptorit, Izeir Mustafa, tre metra e larte, u zbulua nga vete zoti Klinton, megjithese ajo ne kete vend qendroi per jave te tera. Bill Klinton njihet ne mesin e shqiptareve te Kosoves njihet si njeriu qe ndihmoi ne lirine e vendit. Ai ishte president i SHBA-se ne vitin 1999, kur u mor vendimi per fillimin e fushates ajrore te NATO-s mbi objektivat serbe. Pas 78 dite te fushates ajrore, forcat serbe te sigurimit u larguan nga Kosova dhe afro 1 milione shqiptare te Kosoves te debuar, u kthyen ne shtepite e tyre. Bill Klinton ka qendruar ne Kosove, pak muaj pas perfundimit te luftes, ne vitin 1999, kur u beri thirrje qytetareve te Kosoves qe te tejkalojne dallimet mes tyre dhe te punojne ne ndertimin e vendit. Ne vitin 2003, ai mori pjese ne nje ceremoni te ndarjes se titullit Doktor Honoris Causa, me te cilin e nderoi Universiteti i Prishtines.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›