PS Ngjela Vetem me hapjen e materialeve zgjedhore do ti ndalojme protestat
Kreu i PLD-se Spartak Ngjela shprehu vendosmerine e Opozites se Bashkuar per ta rrezuar qeverine me ane te protestave masive. Kushti i vetem per ndalimin e protestave do te jete vetem hetimi i materialeve zgjedhore. Ne do ta rrezojme kete qeveri. Ajo qe do te them perfundimisht eshte se maxhoranca ka aq kohe sa te vendose me kompromis hetimin parlamentar per kutite e materialeve te votimit - theksoi z. Ngjela sot ne nje takim me gazetaret. Ne fjalen e tij ai konfirmoi qendrimin e Opozites se Bashkuar se propozimin per ecurine e komisionit parlamentar te hetimit e ka bere kryetari i Partise Socialiste me 38 firma qe konsiston ne kerkesen e deklaruar shume kohe me pare dhe qe ka te beje me hetimin e materialeve te votimit. Sipas Ngjeles hetimi do te perqendrohet vetem ne kutite e votimit ne te cilat eshte mbyllur i gjithe materiali i manipulimit zgjedhor te zgjedhjeve te 2009-s. Kreu i PLD-se akuzoi drejtperdrejt kryeministrin per qendrimin e tij per te mos hapur kutite e votimit duke theksuar se te gjithe kete e ben per te fituar kohe. Te gjitha mashtrimet qe ben zoti Sali i ben per te fituar kohe por kot e ka se nuk fiton kohe - u shpreh Ngjela. Lidhur me kete ai i ben thirrje kryeministrit per te dhene doreheqjen duke e akuzuar vete kreun e qeverise si shkakun kryesor per mosmarrjen e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Europian. Per kete ai rendit nje sere arsyesh si qendrimi antiperendimor permanent prej afro 20 vjetesh karakteri tiranik i sistemit qe ka vendosur ai korrupsioni banal si dhe manipulimi i zgjedhjeve te 1996-s dhe te 2009-s. Cdo qeveri qe ka aplikuar per te marre statusin e vendit kandidat ne BE dhe qe ka marre ate pergjigje qe i dha institucioni i BE-se nuk mund te qendroje me - tha Ngjela.
Ky qendrim vjen vetem pak ore pas deklarates se sotme te eurokomisionerit Shtefan Fyle i cili kerkoi angazhimin e forcave kryesore per zgjidhjen perfundimtare te situates duke pare si shans te mire propozimin e fundit te opozites.
Fjala e Rames ne Asamblene e Partise Socialiste
Kryetari i Partise Socialiste ne mbledhjen e Asamblese te mbajtur keto dite ka theksuar oferten e bere nga PS-ja per hetimin e materialeve zgjedhore dhe jo te fleteve te votimit. Oferten tone te re qeveria e ka ne tavoline shqiperim i drejtperdrejte i Rezolutes se Parlamentit Europian. Asnje fjale nuk ka ne tekstin e kesaj oferte per fletet e votimit sepse ne nuk i kerkojme ato per hetim. Na mjaftojne kutite e materialeve zgjedhore ne dispozicion te komisionit hetimor. OSBE-ja nuk mund te rrije te vezhgoje - tha Rama. Kreu i PS-se ka paralajmeruar gjithashtu vazhdimin e protestave ne mbare vendin ne qofte se nuk do te pranohet oferta e re politike. Sipas tyre kjo eshte e vetmja menyre per te zgjidhur ngercin politik qe ka krijuar politika e Sali Berishes.
16 Nentor 2010