Kriza politike zhvendoset sot në Bruksel
Sot në Bruksel do të merret në shqyrtim kriza politike shqiptare. Në tryezën e bisedimeve, të komitetit të parë ndërparlamentar për Stabilizim Asocimin, BE-Shqipëri, do të marrin pjesë 14 deputetë të delegacionit shqiptar të përbërë nga deputetë të majtë dhe të djathtë. Delegacioni shqiptar do të japë llogari mbi zhvillimet më të fundit në vend.
“është një mbledhje shumë e rëndësishme pasi do të vendosë edhe se sa shpejt shqiptarët do të mund të lëvizin të lirë. Do të diskutohen çështje politike, çështje ekonomike, çështje që janë vendimtare për mbarë shqiptarët”, tha Vokshi.
Por eurodeputetët pritet të dëgjojnë dy variante të ndryshme të delegacionit shqiptar, atë të mazhorancës dhe opozitës për të njëjtën çështje, krizën postzgjedhore që solli si rrjedhojë grevën e urisë. Dy prej deputetëve të PS, Arben Malaj dhe Taulant Balla, iu shkëputën ngujimit pikërisht për të përcjellë në Bruksel këtë grevë.
"“Qëndrimi i grupit parlamentar të PS është shumë i qartë shumë korrekt, shumë etik. Do të vazhdojmë të këmbëngulim në shpjegimin që do t’i bëjmë edhe në Bruksel, siç kemi bërë në vijimësi, gjithë partnerëve tanë që ajo që kërkojmë nuk është asgjë më shumë se sa partnerët tanë gëzojnë në vendet e tyre. Nuk kërkojmë as ndryshimin e qeverisë në tavolinë. Keni parë që nuk kemi thyer asnjë xham, nuk kemi hedhur asnje vezë, nuk është keputur asnjë lule. Ka qenë një protestë totalisht paqësore dhe do të vazhdojë të jetë një rezistencë paqësore", është shprehur për Alsat, Ditmir Bushati, deputet i PS-së.
“është çast shumë vendimtar, është i rëndësishëm dhe opozita me radikalizimin e protestave te saj po jep nje imazh krejtëisht të gabuar në Bruksel. Po mundohet që të pengojë për interesa të caktuara procesin e integrimit, por vecanërisht liberalizimin e vizave. Unë mendoj që gjërat të diskutohen në formë serioze dhe profesionale” tha Vokshi.
Anisa Braho