Dueli i boksit Qato-Ponce, nis evenimenti në "Asllan Rusi"

Ka nisur me një balet evenimenti sportiv në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në kryeqytet ku pritet që boksieri i mirënjohur shqiptar, Kreshnik Qato, të ngjitet në ring për të mbrojtur për të katërtën herë titullin e kampionit të botës në versionin "World Boxing Federation".
Nën mbështetjen e presidentit të WBF-së zotit Ylli Ndroqi dhe kompanisë Yldon pritet që ndeshja e sotme të jetë një ndeshje e paharrueshme për të gjithë boksdashësit.
Kundërshtari i radhës për boksierin kuqezi është argjentinasi Esteban Valdemar Ponce i cili regjistron në ringun profesionist 16 fitore, nga të cilat 8 i ka mbyllur me nokaut (K.O), 4 humbje dhe 1 barazim. Ndërkohë në ring do të ngjiten për herë të parë për tu ndeshur edhe dy ferma të cilat kanë shtuar edhe kureshtjen e pjesëmarrësve.