E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festimet në Elbasan, 16 të plagosur lehtë

Drejtuesit e policisë lokale konfirmojnë se rreth një orë para ndërrimit të viteve dhe një orë pas ardhjes së Vitit të Ri, kanë ndodhur 16 plagosje të lehta si pasojë e plasjes së kapsollave.

Të lënduarve i kanë ardhur në ndihmë menjëherë efektivët e policisë, si dhe stafi mjekësor, të cilët kanë qenë në gatishmëri të plotë për 24 orë.

Burime nga spitali kirurgjik bëjnë të ditur se janë paraqitur disa të rinj, të cilët nga pakujdesia e hedhjes së kapsollave dhe fishekzjarreve janë lënduar lehtë. Pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm, ata kanë lënë spitalin.

                                                                                             2011-01-01 11:33
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›