Festimet në Kosovë, 27 të plagosur

Gjatë festimit të Vitit të Ri në Kosovë, 27 persona kanë mbetur të plagosur, pjesa më e madhe nga përdorimi i fishekzjarrëve.
Tre persona janë lënduar nga armët e zjarrit (raste të raportuara në polici), ndërsa 24 janë lëndime nga mjetet piroteknike.
Ndërkaq bëhet e ditur se në polici janë raportuar 13 raste ndër të cilat, 2 lëndime nga plumbat qorr, 1 plagosje aksidentale gjatë të shtënave me armë, 5 incidente zjarri, 3 dëmtime prone dhe 2 gjuajtje me armë zjarri.
Policia e Kosovës për festat e fundvitit kishte ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme duke hartuar Planin Operativ për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Qëllimi i këtij planifikimi dhe angazhimi ishte ruajtja e rendit dhe qetësisë publike në mbarë vendin, parandalimin dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve kriminale, vigjilenca dhe prezenca e shtuar në trafikun rrugor dhe sheshe ku kremtohet festa e vitit të ri dhe prezenca e qytetarëve është më e pranishme etj. Është evidente se numri i incidenteve është më i vogël se një vit më parë.
Ne vitin e kaluar gjate festes se vitit te ri janë raportuar trembëdhjetë raste të lëndimeve nga mjetet piroteknike dhe gjashte raste te plagosjeve me arme zjarri, krahasuar këtë vite me vitin e kaluar janë evidentuar ne PK gjashte raste me pak.