E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kili, zjarri shkrumbon parkun nacional

Kili është përballur me me një mobilizim për shuarjen e një zjarri gjigand që përfshiu plot 630.000 hektarë të një parku nacional, që konsiderohet si një nga thesaret e Patagonias.
 

Erërat e forta kanë fryrë flakët, duke bërë që të angazhohet një ekip ndërkombëtar, që përbëhet nga ekipe të zjarrfikësve specialist nga Uruguai dhe Argjentina fqinje, si dhe nga ushtarët kilian.
 

Hetuesit arrestuan dhe e liruan më vonë një turist izraelit, që besonin se pa dashje kishte nisur flakën masive.
23 vjeçari nga Izraeli, Roten Singer refuzon të ketë bërë një gjë të tillë, ndërsa familja e tij akuzon autoritetet e Kilit që po e bëjnë fajtor djalin e tyre për këtë fatkeqësi.

Ndërkohë, presidenti Sebastian Pinera tha se parku, që vizitohet çdo vit nga 100 mijë turistë, do të jetë i mbyllur gjatë gjithë muajit janar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›