Festimet ne kryeqytet ne 100 vjetorin e Pavaresise

Policia e Shtetit përforcon shërbimet e policisë në akset kryesore rrugore, në veçanti në akset Morinë –Tiranë –Vlorë; Qafë Thanë –Tiranë –Vlorë dhe Kakavijë –Tiranë – Vlorë, si dhe duke shtuar prezencën e patrullave të policisë rrugore në këto akse.
Masat janë marrë gjithashtu në drejtim të menaxhimit të fluksit të shtuar të lëvizjes, rritjes së sigurisë në rrugë dhe parandalimit të aksidenteve rrugore.
Vetëm në Tiranë janë angazhuar 1090 efektivë policie dhe rreth 1000 mijë në Vlorë.
Janë planifikuar e marrë të gjitha masat e nevojshme për shoqërimin dhe eskortimin e personaliteteve të larta të shtetit, trupit diplomatik dhe delegacioneve të huaja, që do të marrin pjesë në aktivitete me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, si dhe të grupeve të mjeteve autokolonë që do të qarkullojnë nga qytete të ndryshme të vendit në drejtim të qytetit të Tiranës dhe të Vlorës.
Në dispozicion të Drejtorive të Policive në Qarqe, sipas kërkesës do të vihen dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, veçanërisht për menaxhimin e lëvizjes në akset kryesore rrugore.