Festimet per 100 vjetorin e Pavaresise ne Vlore
Kryeministri Berisha mbërriti në mbrëmje, në Vlorë, i pritur nga mijëra qytetarë vlonjate, që ndodhen atje për të festuar shpalljen një shekull më parë të pavarësisë.
Kryeministri Berisha përjetoi me emocion të veçantë pritjen e jashtëzakonshme që iu rezervua nga qytetarët e Vlorës, të cilët e shoqëruan në një pjesë të rrugës nga Levani deri në sheshin qendror të qytetit të Vlorës.
Pas pritjes madhështore Kryeministrit iu dorëzua dhurata e 100 vjetorit nga qytetarët e Vlorës, një pergamen ku Berisha shkroi urimin e e 100 vjetorit të Pavarësisë. Ky pergamen nga sot do të ekspozohet në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë për të ngelur kështu dhuratë brezave që vijnë. Mes entuziazmit të qytetarëve, Kryeministri Sali Berisha solli Përshëndetjet më vëllazërore nga Vlora e flamurit,sic u shpreh kreu I qeverisw, Vlora e Ismail Qemal Vlorës, Vlora e pavarësisë. Do të lexoj këtu, para jush,tha kryeministri, këto pak fjalë që shkrova në këtë pergamenë: Vlorës, qytetarëve të saj, Ismail Qemal Vlorës e burrave të tjerë të kombit, që shpallën në këtë qytet të përjetshëm, në 28 nëntor të viti 1912, pavarësinë e Shqipërisë, pavarësinë e Shqipërisë etnike, Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë. Kryeministri Berisha shprehu nderimin ndaj babait të pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemal Vlorës, burrave që firmosën aktin e pavarësisë, qytetarëve të Vlorës e të mbarë Shqipërisë!".
Me tej Kryeministri është larguar nga sheshi i pritjes pranë hyrjes së qytetit të Vlorë për të vijuar me pjesëmarrjen e tij në koncertin e organizuar në sheshin e Flamurit dhe më tej në darkën e shtruar nga kryeparlamentarja Topalli.
Koncerti festiv në Vlorë Protokolli i shtetit ka organizuar një koncert madhështor në qytetin bregdetar të Vlorës për 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar. Atmosfera festive ka ndezur sheshin e Flamurit. Këngët patriotike dhe vallet tradicionale kanë qenë kryefjala e festës ku morën pjesë qytetarë nga e gjithë hapësira mbarë shqiptare duke gëzuar një shekull pavarësi. Këngëtar dhe trupa të ansambleve mbarëshqiptare performuan në skenën e improvizuar , plot pasion. Çdo interpretim është shoqëruar me duartrokitje dhe entuziazëm nga qytetarët e shumtë që kanë mbërritur nga katër anët, për të festuar këtë ditë të shenjtë për shqiptarët.