E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festimet per 100 Vjetorin, sofer me muzike, qengja dhe torte

Ditet festive per 100 Vjetorin e Pavaresise do te shenojne nje "lume" aktivitetesh plot muzike dhe argetim. E mes tyre nuk do te mungoje as ushqimi festiv, sepse sic pohoi dhe kryeministri Berisha dje ne mbledhjen e Qeverise duke iu referuar 28 Nentorit, "ajo do te jete nje dite qe ofron te gjitha mundesite".

Do te kete dreka zyrtare, darka zyrtare, por do te merren te gjitha masat per te perzgjedhur njemije desh dhe njemije qengja dhe perpos ketyre, ushqime te tjera dhe pije. Bashkia e Tiranes ka filluar punen per torten e cila sic theksoi z.Berisha do te hyje ne Guiness, nje torte gjigante qe do te peshoje plot 4 tone, cka do te beje qe ata, qe mendojne te shetisin ate dite ne rrugen "Murat Toptani", do ta kene te pamundur te bejne xhiro, pasi rruga pedonale (kembesore) duket se do te pushtohet nga torta e stermadhe. Gjithsesi nuk eshte shume e qarte se ku do te vendoset torta, perpara Pallatit te Kultures, sic pershkruhet ne axhenden paraprake te Bashkise se Tiranes, apo te rruga e kembesoreve, "Murat Toptani".

Duke folur lidhur me programin e festimeve, z.Berisha kerkoi dje ne mbledhjen e Qeverise, nga ministrat dhe stafet e tyre, qe "te percaktohen vendet per njerezit, pasi do te jete te shumte ata, qe do te kene deshire te ndjekin aktivitetet". Duke iu referuar faktit se do te theren njemije desh dhe njemije qengja, Berisha solli ne vemendje faktin se nuk eshte nje ide origjinale. "Kjo eshte nje praktike ndjekur edhe nga lartesite me te medha shteterore", - tha kryeministri.

Aktivitetet festive

Ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave, Berisha u ndal ne disa prej aktiviteteve qe do te zhvillohen ne ditet e shenuara te festes se Pavaresise. Duke e quajtur si festa e shekullit, kryeministri u shpreh se ajo do te jete e larmishme ne aktivitete kulturore, por edhe nje dite nderimi per te gjithe te renet per liri te kombit shqiptar. Berisha njoftoi se do te kete tre koncerte ne Tirane ne nje shumellojshmeri muzike dhe "me zerat me te mire, me te bukur nga muzika dhe folku". Berisha siguroi se do te jene te pranishme zerat shqiptare te skenave me prestigjioze te Evropes dhe te botes por nuk njoftoi asnje emer konkret. Ajo qe dihet nga burime jozyrtare eshte se deri tani eshte konfirmuar prania e kengetares shqiptare nga Kosova, me origjine britanike, Rita Ora e cila pak jave me pare ishte per nje koncert edhe ne Prishtine.

Duke u ndalur tek aktivitetet festive, Berisha tha se festa ne daten 28 nis ne Vlore, ku me heret ne daten 27 ne darke do te kete koncert dhe nje darke te perbashket autoritetet qendrore dhe vendore. Kryeministri tha se do te kete koncert ne Vlore, i organizuar nga bashkia e Vlores ne bashkepunim me ministrine e Kultures, e po ashtu edhe nje festival i muzikes folklorike popullore. Berisha pohoi se do te kete parade ne Tirane. Behet fjale per paraden e Forcave te Armatosura te Republikes qe njoftoi ekskluzivisht "Koha Jone" ne numrin e djeshem ku publikoi per here te pare axhenden e plote te festimeve, ende e pashpallur zyrtarisht.

Duke u ndalur ne festimet e Vlores, Berisha lajmeroi se me 28 nentor ne oren 10.00, Presidenti i Republikes do te ngreje flamurin dhe shtoi: "Do te vendosim kurora tek varri i Ismail Qemalit dhe Presidenti do te kete nje fjale, kushtuar 100 vjetorit te shpalljes se Pavaresise ne Vlore, ne nje miting te madh".

Me pas, festa do te spostohet ne Tirane me ngritjen e flamurit dhe vendosjen e kurorave te varrezat e Deshmoreve te Kombit.

Berisha: Nderimi u takon te gjitheve

Kryeministri tha dje se nuk duhet te harrojme se jo vetem kete vit, por cdo vit dhe cdo kohe, nderimi iu perket te gjithe atyre qe kane rene per flamur dhe liri, si atyre qe kane rene ne betejat per pavaresi, ashtu dhe te reneve ne betejat per clirim. "Sic dihet pas shpalljes se pavaresise, vendi ishte i pushtuar dhe jane me qindra e mijera shqiptare, ato qe kane sakrifikuar veten per clirimin e Vlores, Shkodres, Kukesit, Tropojes, te Peshkopise, e te mbare trojeve shqiptare", - tha z.Berisha. kurse shtoi: "Shqiptaret nuk mund te harrojne diten kur flamuri ngrihej ne Vlore dhe pushtuesit arriten ne Durres, jo nga deti, por nga toka. Me pas, gjate Luftes se Dyte Boterore mijera vajza dhe djem rane gjate kesaj periudhe, apo dhe qindra anetare te policise qe kane rene per t'u bere te pavdekshem". Ketu Berisha solli ne vemendje dhe Feti Voglin qe ra ne Afganistan. "Keshtu qe, kjo eshte nje dite e nderimit te te reneve te kombit dhe cdo koment eshte i gabuar. Ata do te nderohen dhe kur themi te renet e kombit, nderohen te gjithe te renet, kudo qe ata kane rene", - theksoi z.Berisha.

Monumenti i Pavaresise

Me 28 Nentor do te inaugurohet monumenti i Pavaresise. Nje konkurs nderkombetar u hap per te. Juria kishte shume variante, por ata perzgjodhen nje variant bashkekohor, nje variant i cili i shembellente nje libri. Lidhur me kete monument, z.Berisha tha: "Njerezit mund ta deshirojne te formave te ndryshme, por nuk ka njeri qe nuk e do librin dhe aty do te jene te gdhendura me lazer emrat e baballareve te pavaresise me ne krye Ismail Qemalin, pra nje monument jo nga ata qe jemi mesuar te shohim deri me sot, por te nje lloji te vecante dhe une i pergezoj ata qe kane perzgjedhur".

Nese ka shi, perseritet 1912-a

"Urojme qe te mos kete shi ate dite, por edhe nese bie shi, te mos harrojme se edhe 100 vjet me pare ishte dite me shi, ndaj te mos ankohemi. Ne po festojme diten me te rendesishme te ketij nje shekulli, me qellim urimin me te madh e me te mire per 100 vitet qe vijne. Shqiperia po le pas 100 vite pavaresi dhe ne patem shansin te jemi deshmitare te kapercyellit te shekujve. Per ne, te perjetojme kapercyellin tjeter te shekujve, edhe ne qofte se shkenca me antioksidante mund te krijoje nje mundesi te re, shanset jane jo shume reale".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›