E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nuk votojme tre ligjet, s'jane kusht per statusin Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje se tre ligjet qe jane kerkuar nga Komisioni Europian per te dhene statusin e vendit kandidat ne muajin dhjetor, nuk jane kushte per integrimin. Ne nje deklarate te bere per mediat, Rama u shpreh se zgjidhja kreut te Keshillit te Qarkut te Fierit, per PS-ne eshte proces me i rendesishem. "Nuk eshte absolutisht e vertete se keto tre akte, thuhen tre ligje por s'jane tre ligje, jane tre akte, sepse jane dy ligje dhe nje rregullore e parlamentit, mjaftojne qe Shqiperia te marre statusin e kandidatit. Shqiptaret nuk mund te genjehen kaq lehte dhe as do te genjehen kaq lehte", u shpreh kryesocialisti. Rama shtoi se deputetet e PS-se nuk mund te votojne ligje qe nuk zbatohen. "Nuk mundemi te ngreme kartonin ne Parlament duke pranuar qe legjislacioni shqiptar te mbetet karton dhe integrimi te kthehet ne farse, deri kur vjen fjala per nje ceshtje qe prek drejtperdrejt interesin dhe vullnetin sovran te 300 mije shqiptareve dhe, nga ana tjeter, demton perseri e perseri palcen e shtetit te se drejtes qe ngrihet mbi lirine dhe te drejten e zgjedhjes", u shpreh Rama. Duke mos votuar tre ligjet, Rama ka caktuar dhe afatin e ri per marrjen e statusit te vendit kandidat, duke u shprehur se kjo gje mund te ndodh pas zgjedhjeve te qershorit. "Statusi i kandidatit dhe vete Shqiperia europiane kalojne nga zgjedhjet e lira dhe te ndershme te qershorit te ardhshem. Per te cilat Bashkimi Europian ka vene nje kusht te qarte, qe do te forcohet edhe me shume nga qendrimi i shteteve anetare ne dhjetor", tha ai. Pasi ka deklaruar voten kunder ligjeve te kerkuara nga Brukseli, Rama ka theksuar se nese nuk merret statusi i vendit kandidat ne dhjetor, atehere pergjegjesia eshte e mazhorances. "Nese Shqiperia nuk e merr statusin e kandidatit ne dhjetor ka vetem nje pergjegjes. Shqiptaret jane mjaftueshmerisht te mencur dhe mjaftueshmerisht te informuar per ta kuptuar kete; Qeveria e Shqiperise. E cila s'ka kuraje te ulet me opoziten per te bere se paku minimumin e mbetur ne keto dite te fundit, sepse ne fakt eshte qeveria qe e ka marre dhe e mban peng Fierin", tha Rama. Kreu i PS-se ka bere nje pasqyre te gjithe zhvillimeve qe kane ndodhur me qarkun e Fierit, qe pas zgjedhjeve lokale, duke theksuar se mandati i kreut te qarkut eshte marre forcerisht nga ana e mazhorances. Nga ana tjeter, Rama eshte ndalur dhe ne ftesen qe beri dy dite me pare per tryeze politike per te zgjidhur ngercin per Fierin. "Une si kryetar i opozites i shtriva dje doren publikisht kundershtareve dhe u kerkova te ulemi, te dialogojme dhe te zgjidhim cka mund te zgjidhet ne pak ditet e mbetura. Sigurisht cka mund te zgjidhet ne cdo minute eshte dakordesia se vendimet e gjykates nuk jane per diskutim, por jane per zbatim", u shpreh kreu i selise roze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›