E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rama po punon kunder interesave te Shqiperise

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, kritikon ashper menyren sesi opozita po bllokon fare hapur procesin e integrimit, duke perdorur ceshtje lokale, qe nuk kane asnje lidhje me statusin dhe duke demtuar keshtu seriozisht procesin e shumepritur per shqiptaret, te integrimit ne Bashkimin Europian. Duke e konsideruar te turpshme menyren si po perdoret ceshtja e Keshillit te Qarkut te Fierit, nga kreu socialist Rama, z.Meta e perfshiu ate ne radhen e njerezve qe punojne kunder interesave te Shqiperise. Per nje problem lokal sic eshte Qarku i Fierit nuk mund dhe nuk duhet te ndalet integrimi kombetar, - u shpreh z.Meta, duke shtuar se te gjithe duhet te punojme per te ardhmen dhe se politika duhet t'i jape statusin kandidat shqiptareve. Deklarata e z.Meta u bene dje ne mbremje ne nje takim organizativ me anetaret dhe simpatizantet e LSI-se ne Bashkine e Shijakut. Objekti kryesor i ketij takimi ishte prezantimi i kryetarit te ri te LSI-se se Shijakut, z. Edmond Lala. Z. Meta ishte i shoqeruar ne kete takim nga deputeti i LSI-se per Qarkun e Durresit, Lefter Koka, si dhe nga Prefekti i ketij qarku, Genci Alizoti.

Ceshtja e Fierit

"Kemi rastin me konkret qe ky lloj konfliktualiteti dhe kjo lloj kokefortesie rrezikon edhe marrjen e statusit te vendit kandidat nderkohe qe per shkak te kesaj situate konfliktuale Shqiperia ka tre vite qe duhet ta kishte marre statusin e vendit kandidat qe ne kohen kur u liberalizuan edhe vizat", pohoi z.Meta duke folur para anetaresise se LSI ne Shijak. "LSI do te thote ekuiliber, do te thote t'i ule te gjithe faktoret ne tryeze, por ne te ardhmen fuqia e LSI-se do te thote te imponoje me shume zgjidhje, jo vetem zgjidhje politike, sepse eshte turp tashme qe per nje ceshtje lokale te pengohet integrimi evropian i vendit", - theksoi z.Meta. Sepse ka nje problem ne Fier, - shtoi kreu i LSI, - por ka nje problem ne Durres, ka dhe nje problem ne Lac. Politikan eshte ai qe dallon prioritetet qe ka vendi, dhe rolin e pergjegjesine qe ka forca e tij politike", - deklaroi z.Meta duke vene keshtu me duar lart kreun socialist i cili prej shume ditesh nuk lejon grupin socialist qe te votoje tre ligjet e mbetura peng ne Parlament, ligje qe zhbllokojne statusin e propozuar nga Brukseli ne tetor.

Politike antishqiptare

Duke u ndalur ne fjalimin qe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton mbajti ne fillim te nentorit ne Parlament, z.Meta tha: "Nuk kemi pse te na tregoje Europa me gisht. Ja erdhi Hillary Clinton, foli ne Parlament tek podiumi dhe tha: "Bashkepunim, bashkepunim dhe nuk besoj tha qe te kemi ndonje shqiptar qe nuk e do Shqiperine". Pra, pak a shume tha qe ketu jane disa duke punuar kunder Shqiperise". Ne kete pike, z.Meta e perforcoi bindjen se ne Shqiperi ka politikane qe punojne kunder vendit, rasti per t'u marre shembull, ai i z.Rama me bllokimin e ligjeve per statusin dhe tha: "Une po u them qe ta kuptojne qe po e bejne kete gje sepse nuk besoj se e bejne me qellim". Sipas z.Meta, Shqiperia dhe shqiptaret padrejtesisht, per faj te kesaj politike teper konfliktuale po ndeshkohen padrejtesisht". Me tej ai shtoi: "Ne rast se politika nuk do te merrej me keto konflikte absurde atehere padyshim qe do te kishim nje angazhim dhe nje vemendje me te madhe, jo thjesht mediatike, ndaj problemeve qe kane qytetaret, qe nga punesimi qe eshte angazhimi yne kryesor e deri te problemet qe kane te bejne me zhvillimin e bujqesise, me nje klime me te mire per biznesin e keshtu me radhe. Problemi i Shqiperise eshte te marre statusin e vendit kandidat dhe te hapim vende te reja pune". Kreu i LSI, duke kritikuar qendrimet antishqiptare, apeloi: "Duhet qe dhe politika te rrezatoje kulture, maturi, pergjegjshmeri dhe duhet te orientohet drejt zgjedhjeve". Por ne vijim te ketij apeli, ai leshoi edhe nje paralajmerim: "Nese politika orientohet drejt konflikteve, atehere ne fusim ne konflikt edhe shoqerine".

Kriza e fqinjeve te shfrytezohet si avantazh

"Ne kemi nje krize te madhe ne Europe. Ajo duhet pare si nje mundesi per Shqiperine, sidomos kriza ne Itali. Dhe po punohet, per te transferuar aktivitete, biznese, te cilat per arsye te kostos dhe taksave ne rritje ne Itali do te mund te zhvendosen shume mire ne Shqiperi. Ka disa raste qe ky proces ka filluar nga Italia ne Shqiperi por eshte nje proces qe duhet dhe mund te intensifikohet dhe sigurisht, qe Durresi, Shijaku dhe e gjithe kjo zone ketu ka nje prioritet per arsye te vendndodhjes mjaft te favorshme nga pikepamja gjeografike dhe strategjike".

Nga viti 2009, situata eshte ndryshe

"Dihet qe LSI-ja kaloi momentin e saj me te veshtire qe ishte ne qershor te vitit 2009, kur u luftua padrejtesisht, ku u be nje Kod per te zhdukur LSI-ne, kur iu hoqen komisioneret, numeruesit, anetari i KQZ-se e keshtu me radhe. Tani situata eshte krejt ndryshe, eshte pothuajse e kunderta dhe absolutisht qe LSI do te jete nje force akoma me e rendesishme pas zgjedhjeve te qershorit. Do te vazhdoje te rrise ndikimin e saj ne Parlament, ne gjithe qeverisjen e vendit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›