E Diel, 1 Nëntor 2026

Banesat sociale, kategorite e reja qe perfitojne Luljeta Ndoka

Per te gjitha kategorite ne veshtiresi ekonomike dhe sociale, te cilat deri tani nuk kane perfituar bonus strehimi, me ne fund vjen zgjidhja. Keshilli Bashkiak i Tiranes do te shqyrtoje dhe miratoje ne mbledhjen e dates 20 nentor 2012, projektvendimin me ndryshime, te cilat jane ne favor te qytetareve te Tiranes. Kategorite e reja perfituese jane: Emigrantet e kthyer, anetare te komunitetit rom e egjiptian, viktimat e dhunes, familjet qe mund t'u shemben shtepite nga objektet publike. Sipas relacionit perkates, sistemi i pikezimit miratohet me vendim te keshillit te njesise se qeverisjes vendore per cdo program qe zbatohet ne nje njesi te qeverisjes vendore dhe perzgjedhja e familjeve perfituese behet sipas nje sistemi pikezimi, i cili ndodhet ne tabele. Ky sistem favorizon kryesisht familjet qe nuk disponojne banese ne pronesi, banojne ne banesa ne rrezik shembje, apo banesa te mbipopulluara, sipas percaktimeve dhe normave ne fuqi; kane ngelur ose rrezikojne te ngelen te pastreha si rezultat i fatkeqesive natyrore, ose zbatimit te nje vendimi gjyqesor. Gjithashtu, sipas ligjit te strehimit, jane shtuar edhe kategori te tjera prioritare pervec kategorive ekzistuese si; emigrant i kthyer, punetore emigrante, familjet e policeve te rene ne detyre, viktimat e dhunes ne familje, etj. Gjithashtu, ne sistemin e vleresimit te aplikimeve sipas programeve ne zbatim, kushtet ekonomike dhe te ardhurat e deklaruara nga familjet, do te jene kriter vleresimi sipas sistemit te pikezimit, ku pesha dhe pikezimi qe vendoset per keto familje varet nga numri i aplikanteve dhe prioritetet qe vendosin njesite e qeverisjes vendore. Duke pasur parasysh se komuniteti Rom dhe Egjiptian eshte prioritet ne politikat e Bashkise se Tiranes per strehimin, kjo kategori eshte vleresuar e rendesishme qe te perfshihet ne sistemin e pikezimit. Po ashtu, nisur nga problematika e strehimit per familje te cilat mund te jene te pastreha per shkak te shembjes se banesave informale, nevoje per lirim objektesh me funksione publike per shkak te ndertimit te veprave me interes publik, si edhe familjeve me aktmarreveshje te pazbatuar, Sektori i Menaxhimit te Strehimit vlereson se eshte i nevojshem perfshirja e kategorive te siperpermendura ne sistemin e pikezimit, qe do t'i kaloje per shqyrtim dhe miratim Keshillit Bashkiak te Tiranes. Per sa me siper, per te mundesuar nje trajtim sa me te drejte dhe sa me prane nevojave te familjeve per strehim, nisur nga numri i aplikimeve dhe bazuar ne ligjin e strehimit per kategorite qe perbejne prioritet, Sektori i Strehimit paraqet per shqyrtim dhe miratim sistemet e pikezimit per tre programet e strehimit, te cilat zbatohen nga Bashkia e Tiranes. Keto sisteme lidhen me programin e kredise se lehtesuar nga shteti, programi i banesave sociale me qira dhe per trajtimin sipas bonusit te strehimit.

Bashkia

Aplikantet per strehim, dokumentet qe duhet te dorezojne

Nder te gjithe aplikantet do te jene fitues ata qe kane fituar piket maksimale sipas sistemit te pikezimit qe pritet te miratohet ne mbledhjen me te afert te Keshillit Bashkiak. Dokumentet shoqeruese per aplikimin per banesa sociale jane: Certifikata e lindjes e aplikantit dhe certifikata familjare e tre muajve te fundit, kopje e noterizuar e dokumenteve te identifikimit, vertetim qe verteton se jeni banor ne njesine bashkiake ku eshte paraqitur kerkesa, ne rastin e cifteve te divorcuara qe kane nje femije ne kujdestari, vendimin gjyqesor per kujdestarine e femijes, vertetim punesimi nga punedhenesi per cdo pjesetar te punesuar ose te vetepunesuar sipas kolones 4 te nenit I te deklarates. Gjithashtu, dokumente te tjera jane: vertetim nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Patundshme qe nuk ka te dhena mbi pronesine e shtepise ne emer te personit qe kerkon strehim dhe pjesetareve te familjes se tij, vertetim nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Patundshme per siperfaqen e prones qe zoterohet nga familja ose nga ndonjeri prej pjesetareve te saj, vertetim nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Patundshme mbi disponueshmerine e pronesise se cdo godine, e cila mund te perdoret si nje godine banimi. Nese eshte me qira, kontrata e qirase e nenshkruar ne pranine e Noterit. Por, aplikantet duhet te plotesojne edhe kriterin e te ardhurave.

Kategorite e reja perfituese:

Emigrantet e kthyer

Punetore emigrante

Femijet te policeve te rene

Anetare te komunitetit rom e egjiptian

Viktimat e dhunes

Familjet qe mund t'u shemben shtepite nga objektet publike

Kujdes, si veprohet ne raste te vecanta:

Ne llogaritjen e pikeve per familjet perfituese nga tre programet e zbatuara nga Bashkia e Tiranes, Komisioni i Strehimit duhet te marre ne konsiderate rregullat e meposhtme:

Nga A deri ne C te kriterit 1.2 - Kushtet familjare dhe

Nga A deri ne C te kriterit 1.4 - Kushtet ekonomike.

Piket nga A deri ne E te kriterit 1.3 mund te mblidhen me njera-tjetren sipas rasteve me poshte:

Pika A mund te mblidhet me pikat B dhe C se bashku ose vecmas;

Pika A mund te mblidhet vetem me piken C;

Pika A mund te mblidhet vetem me piken D

Pika B mund te mblidhet vetem me piken A.

Pika C mund te mblidhet vetem me piken A.

Pika C mund te mblidhet me pikat A e B se bashku ose me njeren prej tyre

Ne total mbledhja e pikeve A, B e C nuk duhet te rezultoje me e larte se 20 pike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›