Inaugurohet shtatorja e Adem Jasharit ne Tirane
Është zbuluar në Tiranë, shtatorja e Komandantit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari është përjetësuar në bronz, në kryeqytetin shqiptar. Me një ceremoni ushtarake, siç i ka hije një komandanti, Bashkia e Tiranës organizoi sot inaugurimin e shtatores së Adem Jasharit, 6 metra i lartë. Krahas truprojës së nderit të ushtrisë shqiptare, merrnin pjesë edhe 23 ushtarakë të forcës së sigurisë së Kosovës.
“Flamurmbajtësit më dinjitoz pas Skenderbeut, që ktheu Prekazin e Drenicën në Krujën e dytë të shqiptarëve”. Me këto cilësime Kryeministri
Berisha vlerësoi komandantin legjendar, Adem Jasharin në ceremoninë e zhvilluar në rrugën e “Durrësit” në kryeqytet, pranë bllokut të ambasadave.
Sipas kryeministrit kosovar, Hashim Thaç, komandanti, Adem Jashari ishte ai që i dha kuptim lirisë, ndaj ceremonia sot i jep kuptim festimeve të 100 vjetorit.
Ndërsa sipas kryetarit te Bashkisë se Tiranës Adem Jashari i tregoi botes se për shqiptarët nuk ka vlere jeta pa liri.
“Të gjithë e dimë, se kur shumëkush nga ne ndoshta do të jetë tretur, Adem Jashari do të qëndrojë këtu, i paplakshëm dhe i paperëndueshëm, sepse heronjtë, heronjtë e mirëfilltë si ai, e mundin kohën dhe e shtrëngojnë fort në putrat e tyre prej luani. Dhe për shekuj, ky emër dhe kjo legjendë e vërtetë, do të ngjallë adhurim dhe shtangie, adhurim për ne dhe shtangie për këdo që do të guxonte t’i shkaktonte dhimbje kësaj toke, sepse prej dhimbjes, kjo tokë ka dëshmuar se di të ringjallë çlirimtarët e dhimbjes dhe nismëtarët e lirisë së mohuar. Tirana është sot krenare, që e ka Adem Jasharin sërish në gjirin e vet” , u shpreh kryebashkiaku Basha.