E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festimet per Bajramin torte 7 metra e gjate ne Kavaje

Fitër Bajrami është festuar në të gjithë vendin. Në qytetin e Kavajës morën pjesë në  ceremonine e festimit të Fiter Bajramit. Falja e Namazit u zhvillua  në sheshin para xhamisë së qytetit. Myftiu Besnik Leçini tha  para besimtarëve të shumtë se Fitër Bajrami është festa e devotshmërisë, solidaritetit, vëllazërisë dhe barazisë sociale.

Ndërkohë Bashkia e Kavajes u bë pjesë e festës duke organizuar një kokteil ku nuk mungoi ansambli i qytetit. Nje torte 7 metra e gjata ishte përgatitur enkas, ndërsa uroi besimtarët për festën edhe   kryebashkiaku Roshi.

“Uroj të gjithë besimtarët muslimanët: Gëzuar Festën e Fiter Bajramit! Mbas një muaji agjërimi, përkushtimi për hir të zotit, kjo festë të jetë në shtëpitë tona një festë begatie, paqeje e mbarësie ”- uroi Rroshi.

Falja e Namazit u  zhvillua edhe në qytetin e Durrësit. Për shkak të numrit të madh të besimtarëve, një pjesë e tyre i  kryen ritet e faljes jashtë xhamisë. Myftiu Redi Quku  drejtoi  ceremoninë, ndërsa pas perfundimit të saj, besimtarët uruan  njëri-tjetrin dhe  zhvilluar vizita për të uruar festen dhe perfundimin e muajit te Ramazanit.

Rreth 100 mijë besimtarë në tërë qarkun e Elbasanit përfunduan agjërimin për muajin e madhërueshëm të Ramazanit, dhe mengjesin e së martës shumë prej tyre u bënë pjesë e ceremonisë festive në qendër të qytetit.

Me mijra besimtarë muslimanë që agjëruan në  të shtatë qytetet e kësaj prefekture, mëngjesin e të martës dolën jashtë për të festuar sëbashku, duke përcjellë urimet  për një vit më të mirë e më të begatë. Myftiu i Elbasanit,  Agim Duka, uroi të gjithë besimtarët  që agjëruam për muajin e Ramazanit. Po ashtu ai pëcolli urime edhe për festën e Fiter Bajramit.

Duke marrë parasysh edhe temperaturat e larta që shoqëruan pothujse gjithë ditët e agjërimit ai shtoi se “ky ishte një muaj i nxehtë, por Allahu i madhëruar ua bëri muslimanëve të lehtë agjërimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›