E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarre ne Korce situate e veshtire ne zonat kufitare

Situatë problematike paraqitet në zonën e Devollit të sipërm për shkak të zjarrit që ra të hënën në pyjet e fshatrave Miras dhe Vidohovë. Flakët e zjarrit kanë përfshirë drurët e ahut dhe pishat dhe shtëllungat e tymit dallohen deri mbi vargmalin e Moravës. Zjarri ka vazhduar shume i fuqishëm për gjithë natën dhe ende vazhdon.

Shuarja e këtij zjarri duket se do të jetë i vështirë për faktin se aktualisht favorizohen nga erërat e forta ndërkohë që zjarrëfikeset nuk mund të ndihmojnë pasi mungon rruga automibilitike që të çon në këtë zonë. Për shuarjen e zjarrit krahas punonjësve të ndërmarrjes pyjore në rrethin e Devollit janë mobilizuar edhe banorët e zonës dhe forca ushtarake, të cilët po punojnë me mjete rrethanore.

Banorët e zonës po punojnë për t’i prerë rrugën zjarrit. Ndërkohë nga Shtabi i Emergjencave është komunikuar se do të vihet në dispozicion  një helikopter italian. Njëherësh priten ndihma edhe nga Greqia.

Mirasi dhe Vidohova, janë fshatra kufitare dhe zjarret e rëna aty rrezikojnë që të depërtojnë në tokën greke. Për të stabilizuar situatën drejtues të policisë shqiptare u  kanë kërkuar ndihmë  homologëve grekë për të dërguar helikopterë, për shuarjen e zjarrit. Një bashkëpunim i tillë me Greqinë ka qënë shumë i frytshëm në vitin 2007, kur pati zjarre në pyjet ndërkufitare.

Jorgjeta Gjanci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›