Ndermjetesi per bisedimet me Serbine Cooper ne Prishtine

Negociatori europian për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper viziton sot Prishtinën. Vizita i paraprin raundit të radhës të bisedimeve mes dy palëve që do të mbahet më 2 shtator në Bruksel. Kryenegociatorja e palës kosovare, Edita Tahiri nuk ka dhënë asnjë hollësi lidhur me vazhdimin e bisedimeve dhe me vizitën e negociatorit europian.
Megjithatë, mësohet se një ndër çështjet që do të diskutohet në Bruksel do të jetë ajo e funksionimit të dy pikave doganore në veri të Kosovës. Më parë, në një raport të paraqitur para institucioneve të BE-së, Kuper theksoi se me rëndësi është vazhdimi i dialogut dhe jo gjetja e fajtorit për krizën në veri të vendit.