Vrasja ne Kamez truproja vret klientin
Truproja i një lokali nate në Kamëz ka vrarë me armë zjarri një klient pas grindjes me këtë të fundit për vendin e parkingut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të së premtes, ndërsa policia arrestoi brenda pak minutash të dyshuarin, i cili është edhe efektiv i Policisë Ushtarake.
Një efektiv i Policisë Ushtarake ka qëlluar për vdekje me armën e tipit pistoletë gjatë një grindje të lokal një emigrant, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer për të kaluar pushimet jashtë vendit.
Armando Frroku rreth të 30-ve ka mbetur i vdekur në vend si pasojë e plagëve të marra me armë zjarri.
Policia mundi të identifikonte, lokalizonte dhe kapte vetëm pak minuta pas ngjarjes autorin e dyshuar të saj, Kujtim Prenga.
Ky i fundit u sigurua në ambientet e izolimit të Policisë së Tiranës, ku mësohet se ka pranuar autorësinë e krimit. Sipas policisë ngjarja ka për motiv grindjen e ndodhur brenda në lokal dhe më pas duke dalë dy të rinjtë ka rifilluar grindjen dhe Prenga ka qëlluar me armën e tij.
Prenga tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes por ishin veprimet e shpjeta të Policisë së Tiranës që realizuan rrethimin dhe më pa kapjen e tij. Frroku është viktima e 131 nga vrasje me apo pa dashje në vend gjatë vitit 2011.