Haan, trajneri i tretë më i suksesshëm te FejenordiAri Haan ka marrë 2.02 pikë për ndeshje, në 70 ndeshje të zhvilluara midis tetorit 1995 dhe tetorit 1997 (ose 142 pikë)

Edhe pse ka drejtuar Fejenordin para gati 12 vjetësh, trajneri aktual i Kombëtares shqiptare, holandezi Arie Haan, ende kujtohet për rezultatet që ka arritur me këtë ekip. Kështu, sipas faqes sportëeek.nl, Haan është trajneri i tretë më i suksesshëm në historinë e Fejenordit nga tetë trajnerët e fundit që e kanë drejtuar këtë klub.
Ari Haan ka marrë 2.02 pikë për ndeshje, në 70 ndeshje të zhvilluara midis tetorit 1995 dhe tetorit 1997 (ose 142 pikë). Më mirë se Haan me 2.20 pikë për ndeshje është Henk van Ste (prill 200- maj 2000), por per vetëm pesë ndeshje në drejtimin e tij.
Leo Benhaker, (tetor 1997-prill 2000), i cili mori drejtimin menjëherë pas Haanit, e ka këtë tregues 2.04 pikë për ndeshje. Trajneri aktual i Hungarisë, Ervin Koeman (1.82 pikë për ndeshje), Ruud Gullit (1.82) dhe trajneri aktual i Holandës, Bert van Marvijk (1.91). Më i këqi te Fejenordi është trajneri aktual, Gertjan Verbeek me 1.12 pikë për ndeshje.
E Merkure, 14 Janar 2009