E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali Evropian i Koreve ne Durres Shkoder e Korce

Aktivitetet e koreve kane ardhur gjithmone ne rritje dhe kane sjelle ne Shqiperi kore te niveleve shume te mira te cilat kane prezantuar kulturen e tyre ne vendin tone tha sot zv/ministrja e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve Suzana Turku ne nje konference per shtyp.

Pjesmarres ne kete festival do te jene kore nga Maqedonia Mali i Zi Kosova Italia Greqia Izraeli Bullgaria Kroacia Cekia dhe Franca. Shqiperia do te perfaqesohet nga kori P.Jakova dhe kori Lyra. Gjate festivalit cdo kor do te kendoje 20-30 minuta si dhe dy pjese te cilat jane te detyrueshme per te gjithe pjesmarresit si kenga Lamtumire me tekst te Nene Terezes si dhe Ode-ja e Gezimit nga Simfonia IX e Bethoven-it si himni i BE-se.

Festivali eshte pjese e kalendarit te aktiviteteve me rastin e 100-vjetorit te Nene Terezes. Ky aktivitet nuk do te jete fundi por do te vazhdojme deri ne fund te vitit tha zv/ministrja Turku.

2010-10-16 1637

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›