E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e romeve ne Bukuresht - Alba Lulia shembull ne Evrope

Komisioneri i BE-se per Pune dhe eshtje Sociale Andor deklaroi ne hapje tekonferences dyditore te marten me12.10 per gjendjen e romeve ne Bukuresht se nedrejtim te shfrytezimit efikas te mjeteve financiare qe BE jep per integrimin e romeve eshte bere shume. Si per ironi veprimet e diskutueshme te Frances kunder romeve kane pasur ndikim anesor pozitiv. Ne mbare Evropen ne fokus jane vene problemet e ketij komuniteti. Ne konferencen e Bukureshtit morren pjese eksperte te BE-se te Bankes Boterore dhe perfaqesues te organizatave rome.

Shembuj te mire

Nikoletta Skripkariu ka ardhur nga Transilvania per te marre pjese ne kete konference. Per te dhene nje shembull. Si rome studentja e re deshironte te ndryshonte gjendjen. Ajo deshironte te ankohej por jo edhe per problemet e perditshme. Ne qytetin e saj te lindjes Alba Lulia ajo me bashkepuntoret e saj ka themeluar dy iniciativa dhe ka arritur te permiresoj dukshem gjendjen e romeve. Ne i kualifikojme me tej romet e papune dhe provojme qe ti inkuadrojme ne tregun e punes. Ne kemi themeluar edhe nje qender per integrime sociale.

Punet ne te dyja qendrat shkojne mire. Dhe kjo nuk ndodh shpesh ne Rumani. Natyrisht qe ka diskriminim. Por edhe shume mundesi per te bashepunuar me autoritetet. Po ashtu ne marrim para edhe nga programet e BE-se per romet. Pra nuk behet fjale vetem per diskriminimin.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Roma te pasur ne Rumani

Behet fjale per disa qindra miliona euro

Megjithate ne Rumani jane vetem pak bashki si Alba Lulia qe ne te vertete aplikojne per te perfituar nga programet e BE-se. Dhe Alba Lulia ka perfituar per shkak se per kete eshte perkujdesur Nikoletta Skrikariu.

Peter Eckstein-Korvartsch i ngarkuari i qeverise rumune per pakicat nuk eshte i kenaqur me te arriturat e deritanishme. Paragjykimet ndaj romeve dhe dhuna ndaj romeve kjo nuk eshte dicka qe shihet shtrember ne shoqeri. Perkundrazi. Nga kjo mund te krijohet kapital politik ne nje vend sic eshte Rumania. Shume kryebashkiake thone ne nuk aplikojme ne Bruksel per romet. Dhe kjo nuk ndodh vetem ketu tek ne. Edhe ne Hungari ku nje parti ekstremiste e djathte arriti te futet ne parlament vetem fal propagandes se saj kunder romeve.

Imazh duhet te ndryshoje

Ne Rumani ky eshte edhe nje problem i opinionit publik Romet kane ketu nje imazh shume te keq. Nje pjese te fajit per kete e kane edhe gazetat ne Rumani te cilat rregullisht nxisin kunder romeve. Kjo eshte e pafalshme.

Bildunterschrift Fshati Sepreus ku jetoje roma te pasur

Pasoja deri tani nuk ka pasur askush. Tani kjo duhet te ndryshoje. Ne mbare Evropen jane 10 deri ne 13 milione rome. Rumania ndodhet ne qender te vemendjes per shkak se ketu jetojne me te varferit. Prandaj ky problem i rikthehet gjithnje Rumanise si per shembull tani me rastet e debimeve te romeve nga Franca. Dhe kjo nuk eshte ne rregull.

Keshilli i Evropes ka percaktuar nje objektiv ambicioz brenda pese viteve te ardhshme gjendja e romeve duhet te permiresohet dukshem. Kjo do te thote me shume femije rome duhet te shkojne ne shkolle fshatrat duhet te kene nje infrastrukture me te mire romet e papune duhet te pergatiten per tregun e punes. Nuk behet fjale per me shume para thote studnetja e re Nikoletta Skripkariu. Programet e dnihmes te cilat ekzsitojne duhet te shfrytezohen me mire dhe te lidhen me njera-tjetren. Dhe kjo te behet ne ate menyre qe ato te perdoren per te miren e romeve.

Ne qytetin e saj te lindjes Alba Lulia ajo e ka arritur nje gje te tille. Qe atehere eshte permiresuar dukshem edhe bashkejetesa. Dhe ne fund eshte lehtesuar dukshem edhe buxheti social komunal. Nikoeltta Skripkariu deshiron qe suksese te tilla te kete edhe ne vende te tjera te Evropes.

Autor Andreas Myer-Feist/ Esat Ahmeti

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›