E Shtunë, 31 Tetor 2026

21 padi per pronesine intelektuale

Paditen bare restorante e hotele te Tiranes qe shfrytezojne muzike dhe e riprodhojne ate pa te drejte autori. Albautor heq dore nga miresjellja dhe i drejtohet Gjykates


Agjencia e Administrimit Kolektiv per te Drejtat e Autorit Albautor ka dorezuar ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes rreth 21 padi per subjektet private qe perdorin pa autorizim pronesine intelektuale.


Jane 21 bare restorante hotele ne Tirane qe konsumojne transmetojne ose riprodhojne ne CD e kaseta muzike shqiptare e te huaj pa patur nje marreveshje me Albautor agjencine qe administron te drejtat e autoreve ne territorin e Shqiperise.


Sipas agjencise keto subjekte kane shkelur nenin 114 te Ligjit Per te Drejtat e Autorit dhe te Drejtat e Tjera te Lidhura me Te te dates 28.04.2005 ku parashikohet qe cdo person fizik ose juridik publik ose privat i cili ne veprimtarine e vet shfrytezon vepra letrare artistike a shkencore detyrohet te lidhe kontrate me shkrim me autoret me agjencine e administrimit kolektiv te te drejtes se autorit dhe te te drejtave te tjera te lidhura me te apo me pronaret e vepres perkatese ku percaktohen detyrimet e paleve dhe tarifat qe do tu paguhen ketyre te fundit per cdo rast shfrytezimi ne te ardhmen. Kjo kontrate depozitohet dhe regjistrohet ne Zyren Shqiptare per te Drejtat e Autorit.


Gati te gjitha subjektet ne Tirane perdorin pa kufizim muziken shqiptare e te huaj ne cdo ore te dites e nates. Numri i ketyre subjekteve private qe kane nje kontrate me Albautor eshte i pakte per te mos thene zero.


Nuk dihet se sa eshte numri i subjekteve qe e njohin ligjin per te drejtat e autorit. Para se te kalohet ne padi penale Zyra e te Drejtave te Autorit ndjek nje procedure me keto subjekte qe nga thirrjet e deri te vendosjet e gjobave.


Idar Bistri Drejtori i Pergjithshem i Albautor thote se me subjektet e mesiperme eshte ndjekur nje proces administrativ iu jane derguar fletegjoba iu eshte bere nje thirrje dhe iu eshte lene nje afat. Pasi nuk iu pergjigjen thirrjes rruga e vetme qe i ngelet agjencise eshte veprimi perkates juridik.


Bistri njofton se paralajmerimin e kane marre edhe 140 subjekte te tjera nga lista e pergjithshme e subjekteve qe kane marre gjobe per kundervajtje nga Zyra Shqiptare per te Drejtat e Autorit.


Format e abuzimit me pronesine intelektuale jane nga me te ndryshmet qe nga shfrytezimi rutine transmetimi dhe shfaqje publike e te tjera qe shkojne me larg te
prodhimi i kasetave dhe CD-ve nepermjet te cilave sigurojne fitime. Te gjitha keto subjekte duhet te kene nje autorizim nga Agjencia Albautor per perdorim te pronesise artistike intelektuale.


Ligji i jep te drejten Agjencise se administrimit kolektiv qe ne emer te anetareve te drejtat e te cileve administrojne te kerkojne me bisedime nga perdoruesit jo me pak se 10 per qind per te drejten e autorit.


Licencat qe agjencia lidh me subjektet ndryshon ne varesi te menyres se shfrytezimit te muzikes dhe rolit qe ajo ka ne veprimtarine e subjektit. Nuk mund te paguajne te njejten vlere si nje bar qe konsumon muzike nepermjet nje radioje si nje disko ku degjohet gjithe naten muzike apo me nje hotel ku transmetohet ajo.


Prandaj kjo lloj licence konsiston ne nje vlere te perllogaritur sipas subjektit dhe menyres se shfrytezimit te muzikes dhe rolit qe ky shfrytezim ka ne veprimtarine e subjektit sqaron Bistri.


Agjencia per te Drejtat e Autorit po operon ne nje terren te veshtire ku te Drejtat e Pronesise Intelektuale nuk respektohen edhe atehere kur subjektet e dine se po perdorin nje prone qe ka nje autor.


Rrethi i shfrytezuesve pas te drejta te prones muzikore eshte shume i gjere se i ketyre bizneseve tanime jane paditur. Por eshte histori tjeter akoma kaotike ajo qe ndodh me keqperdorimin e prones artistike nga transmetuesit radio-televizive e kabllore.
Bistri thote per kete se i eshte drejtuar se fundi zyrtarisht edhe KKRT-se ku i kerkohet qe te zbatohet ligji.


Nese nuk do te merret asnje mase nga autoritet publike edhe me kete kategori perdoruesish do te detyrohemi te ndjekim procedurat e mbrojtjes ligjore te te drejtave te pronesise artistike te autoreve me te gjitha mjetet ligjore qe do te vendosim si me te efektshme ne kete drejtim premton Drejtori i Pergjithshem i Albautorit.


Ai eshte i vetedijshem qe puna per njohjen e te drejtave te autorit duhet nisur nga zero. Sistemi i kontrollit te territorit eshte nje proces dinamik e i qendrueshem i cili nuk realizohet 100 me nje fushate por me nje aksion te vijueshem aksion i cili eshte ne perputhje e perpjesetim te plote me koeficientin e zbatueshmerise se legjislacionit e te forcimit institucional te organeve qe jane te ngarkuara me zbatimin e ligjit perfundon Bistri.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›