E Diel, 1 Nëntor 2026

Eubi Blejk dhe Selena Gomez ne mozaikun muzikor amerikan

Nje profil i dy muzikanteve amerikane te cilet u perkasin periuidhave te ndryshme muzikore rrymave te ndryshme muzikore por qe secili ka ndikimin e tij kryesisht tek te rinjte. Fillimisht momente nga jeta e Eubi Blejk nje prej muzikanteve afrikano-amerikan me te sukseshem te shekullit te 20. Me pas Selena Gomez nje prej yjeve te rinj por mjaft te sukseshem te Hollivudit per momentin e cila ka hedhur ne treg albumin e saj te dyte A year without rain.

Instituti kombetar i xhazit Eubi Blejk dhe Qendra kulturore ne Baltimor te Marilendit kane marre emrin e njerit prej muzikanteve afrikano amerikan me te spikarur te muzikes xhaz dhe rege te shekullit te 20 Eubi Blejk.

Eubi Blejk u lind ne Baltimor ne 1887. Ai nisi te interpretoje ne piano kur ishte 5 vjec ndersa ne moshen 16 vjecare ai interpretonte si profesionist. Ne vitin 1921 ai se bashku me Noble Sissle shkruan shfaqjen muzkore Shuffle along e cila ishte e para shfaqje Broadway e shkruar drejtuar dhe interpretuar nga afrikano-amerikane.

Gjate karrieres se tij 80 vjecare ai shkroi edhe shfaqje te tjera muzkore si dhe me shume se 350 kenge si Ima just wild about Harry Memories of you dhe Charlestone rag.

Qendra me emrin e tij u hap ne vitin 1978 me synimin per te afruar muziken tek te rinjte ne lagjet e Baltimores.

Selena Gomez

Kengetarja dhe aktorja Selena Gomez e nisi karrieren e saj ne moshen 7 vjecare me pjesmarrjen e saj ne nje program televiziv. Tani ne moshen 18 vjecare ajo eshte kthyer ne nje figure shume popullore me pjesmarrjen e saj ne nje serial televiziv ne kanalin Disney. Ajo ka hedhur ne treg albumin e saj te dyte me titull A year without rain.

Ky album u rendit i 4 ne klasifikimin e 200 albumeve sipas klasifikimit Billboard. Me albumin e saj te pare Kiss and tell ajo shiti rreth 1 milion kopje ne gjithe boten.

Selena Gomez u rrit ne Teksas ajo ka prejardhje meksinake dhe italiane.

Vitin e kaluar ajo u emerua si ambasdore e Kombeve te Bashkuara per Femijet dhe u angazhua edhe si zedhenese e nje programi te UNICEF-it per festen e Hallouinit mjaft popullore ne Shtetet e Bashkuara.

Kenga Live like theres no tomorrow eshte nje nga titujt e shkeputur nga albumi i saj A year without rain.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›