Shqiperia do te perfshihet ne TransAdriatik

Lufta per te siguruar burime energjitike te qendrueshme mbetet nje nga sfidat strategjike globale. Per Bashkimin Europian gazi si nje nder burimet energjitike me te lira ne kosto ka pervijuar tre projekte per ndertim rrjetesh te reja te furnizmit per shtetet anetare te cilat kane si burim kryesor Detin Kaspik. Kjo shikohet dhe si nje perpjekje konkrete per te evituar dhe amortizuar varesine energjitike nga Rusia apo Afrika. Gara per ndertimin e njerit prej ketyre projekteve qe mbeshteten fuqishem nga BE-ja po ndiqet me interes dhe nga autoritetet zyrtare ne Tirane.
Dorian Ducka drejtor i Drejtorise se Projekteve ne Ministrine e Ekonomise Tregetise dhe Energjitikes METE thote per DW se tre projektet jane ai NABUKO qe perfshin Turqine Bullgarine Rumanine Hungarine dhe perfundon ne Viene me nje gjatesi 4 mije km eshte projekti nderlidhes ITGI qe e ka origjinen po nga Turqia dhe me pas vijon ne Greqi e perfundon nepermjet Igumenices ne Itali me me shume se 800 km gjatesi dhe projekti i trete eshte ai qe mbeshtetet nga kansorciumi i tre gjigandeve te gazit ne Europe qe jane STATOIL nga Norvegjia EGL nga Zvicra dhe E-ON Ruhrgaz nga Gjermania.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ministria e Ekonomise Tregetise dhe Energjitikes METE
Pikerisht projekti i trete qe quhet dhe tubacioni i TransAdriatikut TAP me shtrirje 520 km perfshin dhe territorin shqiptar. Pasi ai tranziton nga Greqia per ne Shqiperi dhe perfundon ne Itali
Sipas Duckes eksprtet e shikojne kete variant te trete si projektin me ekonomik.
Konsidorohet si me i lire ne kosto zonat neper te cilat kalon pergjate vijes detare e bejne me te sigurte. Ne te njeten kohe fuqia ekonomike per zbatim eshte me e lehte pasi mbeshtetet nga kompani serioze ne fushen financiare.
Interesi i jashtezakonshme i autoriteteve dhe eksperteve ne Shqiperi per rastin e ndertimit te variantit TAP eshte sepse ai pritet te shoqerohet me nje sere perfitimesh konkrete.
Sepse se pari ajo perfshihet si nje nyje kryesore e gazit ne lsquounazen perendimore te Europes Jugore. Se dyti Shqiperia perfiton nje shume te madhe financiare nga renta e kalimit te gazit ne tubacion. Se treti mund te perfitoje nga burimi i lire i kesaj lende per tu perdorur si lende energjie ne interesa te medha si psh ne TEC-in e Vlores ku mund te prodhohet energji mjaft e lire. Se katerti konsumatori shqiptar perfiton gaz dhe energji te lire krahasuar me energjine elektrike apo burimeve te tjera.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dorian Ducka drejtor i Drejtorise se Projekteve ne Ministrine e Ekonomise Tregetise dhe Energjitikes METE
Gjithashtu ekspertet mendojne se kalimi i gazjellesit ne territorin e Shqiperise ben real dhe ndertimin e rrjetit te ri te gazit te quajtur Tubacioni i Jon-Adriatikut. Ne kete menyre behet e mundur qarkullimi i gazit nga zona e Fierit drejt Splitit ne Kroaci.
Nga kjo perfitojne gazifikimin dhe vende te tjera te rajonit si Mali i Zi Kosova Bosnja etj. Pra kalimi i TAP nepermjet Shqiperise realisht e shnderron ate ne nje nyje kryesore te transmetimit te gazit ne Ballkanin Perendimor thote Dorian Ducka per DW.
Gjithesesi konkretizimi i perzgjedhjes se projektit fitues do te behet ne vjeshten e ketij viti duke percaktuar zyrtarisht nese NABUKO ITGI apo TAP do te tranzitojne gazin nga Deti Kaspik per ne kontinentin europian nepermjet rrjetit me efektiv per konsumatorin europian.
AutorArbenMuka
RedaktoiAida Cama