E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali Folklorik i Gjirokastrës, në skenë grupet e Elbasanit, Vlorës dhe Kosovës

Nata e dytë e edicionit të 9 të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës ka ngjitur në skenë grupet e qarqeve Elbasan, Vlorë dhe grupin e dytë të Kosovës.
Artistët u ngjitën në skenë disa minuta me vonesë për shkak të reshjeve të shiut që përfshinë rajonin jugor, por interesi i publikut ishte i kënaqshëm.
Tre grupet përfaqësuese sollën në skenën e festivalit pjesët më të zgjedhura të repertorit të tyre. Programi përmbante rite dasmash, gëzimesh dhe këngë e valle karakteristike.
Festivali Folklorik po shoqërohet edhe me aktivitete të tjera kulturore.
Kështu gjatë paradites në pazarin karakteristik ka vazhduar Panairi Kombëtar i Zejeve.
Ndërsa në orët e darkës, në ambientet e galerisë së kështjellës "Argjiro" është çelur një ekzpozitë e tre piktorëve kosovarë.
Festivali Folklorik do të zgjasë deri më datë 29 shtator, ditë kur do të ndahen edhe çmimet për grupet më të mira.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›