E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali Folklorik, prezantohet qarku i Tiranës

Në ambjentet e kinema Agimi, u zhvillua prezantimi i qarkut të Tiranës, përpara specialistëve të Ministrisë së Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Ky prezantim vjen për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, ku qarku i Tiranës është një kandidat potencial për çmimin e parë. Qarku i Tiranës i cili përfshin ansamble si Preza, Kavaja, Petrela, Zallbastari, Krraba e të tjerë, performoi sot, përrreth 40 minuta, me një programacion të pasur dhe me një kostumografi të re. Etnokoreografi, Ramazan Bogdani është edhe udhëheqësi artistik i ansamblit të qarkut të Tiranës. Ndërsa Tahsim Mema, Kryetar i Këshillit të Qarkut, bën të ditur se është bërë një punë e madhe nga ana e drejtuesve, për një përgatitje maksimale, për këtë festival.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›