Berisha: Lehtësim të procedurave të kalimit kufitar

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot paradite një takim me disa ministra të kabinetit qeveritar, ku u diskutua për masat që duhen ndërmarrë në lehtësimin dhe reduktimin në maksimum të burokracive në pikat e kalimit kufitar, por pa cënuar sigurinë, në kushtet kur numri i turistëve që hyjnë në vend është relativisht i madh në këto ditë vere.
Sipas një njoftimi për shtyp nga Kryeministria, z. Berisha e cilësoi Shqipërinë një destinacion turistik shumë të rëndësishëm, duke kërkuar nga institucionet përkatëse angazhimin maksimal në ofrimin e një shërbimi sa më të mirë në pikat e kalimit kufitar, pa cënuar kushtet e sigurisë.
Kreu i ekzekutivit kërkoi nga ministrat e pranishëm ndjekjen e shembullit të vendeve të tjera, të cilat ofrojnë praktika të standardeve të larta bashkëkohore në kontrollin e kufijve, duke lehtësuar burokracitë dhe ruajtur sigurinë.
Në takim ishin të pranishëm ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, Ministri i Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacioneve, Solol Olldashi, ministri i Bujqësisë, Jemin Gjana, zv/ministri i Financave, Florian Mima, Drejtori i Doganave Endri Pema, si dhe zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliqi