E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali Ndërkombëtar i të drejtave të njeriut vijon ditën e katërt

Forumi për Drejtësi dhe Kanun, vijon ditën e 4 të Festivalit Ndërkombëtar të të drejtave të njeriut në Akademinë Marubi.
 

Gjakmarrja dhe kanuni në Shqipëri e parë në syrin e regjizores Italiane Rebecca Basso ka zgjuar kuriozitetin e gjimnazistëve të Tiranës për tu njohur më nga afër me këtë fenomen që mbetet plagë për shoqërinë shqiptare. Sipas regjizorës italiane ajo që bën më shumë përshtypje në këtë realitet të hidhur ,është kërkesa e këtyre personave të ngujuar që të jepej një zgjidhje tjetër me ndërhyrjen e institucioneve ligjore.
 

Pjesë e forumit ka qënë një nga studiues pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore, njohës i mirë i Kanunit professor Nebi Bardhoshi i cili ngre shqetësimin për fenomenin e gjakmarrjes e cila mbetet çështja kryesore por që pak trajtohet.
 

Festivali ndërkombëtar i të drejtave të njeriut në Akademinë Marubi në ditën e 4 të akivitetit përcjellë mesazhe të forta për të rinjtë me anë të këtij dokumentari për shmangjen e këtij fenomeni. Një histori e cila lidhet me tregimin dy personazheve , të cilët janë ndërmjetësit në gjakmarrje dhe përmes negociatave pafund kërkojnë të sjellin paqe mes palëve. Historitë e tyre mbahen të lidhura së prej Kanunit, kodit gojor tradicional shqiptar, nga origjina deri në marrëdhëniet e tij me ligjet e shtetit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›