Lezhë, vret vëllanë për tokën, arrestohet 47-vjeçari
Krimi brenda familjes ka goditur sot një familje në qarkun e Lezhës. Vëllai ka vrarë vëllanë me armë ndërsa shkak është bërë konflikti për tokën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Piraj të Lezhës ku 47-vjeçari Gjin Marku ka qëlluar me armë vëllanë e tij, Pjetër Marku 49 vjeç pas një sherri për pronën.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës por edhe pas ndërhyrjeve të mjekëve ai ka ndërruar jetë një orë më pas si pasojë e plagëve që kishte marrë në trup.
Ndërkohë policia ka bërë të mundur arrestimin e 47-vjeçari Gjin Marku ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kjo është ngjarja e dytë e rëndë që ndodh në qarkun e Lezhës brenda pak ditësh. Një ngjarje e rëndë u shënua dy ditë më parë në fshatin Blinisht ku shtetasi Kastriot Zhuba ekzekutoi me armë bashkëshortët Rrok e Mire Shtjefni dhe djalin e tyre Fatjonin.