Justin Bieber në telashe me mbrojtësit e kafshëve

Këngëtari kanadez, Justin Bieber, ka shkaktuar zemërimin tek organizatorët e fushatës për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.
Këngëtari, javën e kaluar i dhuroi brejtësin e tij, Pac, një fanses së tij në Gjeorgji duke e porositur madje që të kujdeset mirë për miun.
Megjithatë, ky veprim i tij është kritikuar nga zyrtarët të shoqatës, “Hamster” në Kaliforni duke insistuar se, Justin kishte qenë mizor ndaj kafshës pasi vendosi ta falë, pa ditur se kush është personi që do të kujdeset për brejtësin.
"Në momentin që ky lloj brejtësi i është dorëzuar një vajze e cila po ulëriste në një mjedis të ashpër, ky është hapi i parë drejt dënimit të miut të gjorë”, tha një përfaqasues i shoqatës./Indeksonline/