Festivali i Dëborës nis me skulpturat mrekulli të akullit
Skulptura gjigande të realizuara prej akulli bënë për vete një numër të madh vendasish e turistësh në ditën e parë të Festivalit të Dëborës në qytetin verior japonez Sapporo. Edicioni i 61-të i Sapporo Snoë Festival, një ndër joshjet më të mëdha turistike në vend, nisi në një ambjent të hapur në rrethinat e Sapporo, qyteti kryesor i ishullit Hokaido, duke paraqitur përpara vizitorëve 249 skulptura prej dëbore të cilat përfshinin një sërë tematikash. Puna për realizimin e këtyre skulpturave nisi rreth një muaj më parë. Moti këtë vit ka qenë më i favorshëm në krahasim me një vit më parë pasi temperaturat e ulëta dhe reshjet sporadike të dëborës kanë mundësuar ruajtjen e këtyre krijimeve deri në ditën e hapjes së këtij aktiviteti. Një vit më parë mëse 2 milion vizitorë, shumica e të cilëve nga jashtë vendit, vizituan këtë mrekulli dimërore. "Janë të mrekullueshme. Mbeta vërtet pa fjalë" tha një vizitore japoneze. Punimet artistike, me një lartësi mesatare, ishin një element mjaft i mirë për edukimin e fëmijëve. "Ato janë punuar mjaft mirë!" tha një vogëlushe japoneze e cila kishte ardhur me familjen. "Këto skulptura janë me përmasa reale ndaj jam vërtet i prekur" tha një burrë. Një ndër kryeveprat e edicionit të këtij viti ishte një kopje prej dëbore e Frauenkirshe, një kishë Luterian në Dresden, Gjermany, e cila u shkatërrua nga bombardimet gjatë Luftës së Dytë Botërore duke u rindërtuar pak kohë më parë si simbol pajtimi e paqeje. Mes veprave mbresëlënëse të artit ishin edhe Pallati Lolani i Hauaj dhe Pallati Baek-xhe i Koresë së Jugut, pamja e të cilëve i la pa fjalë vizitorët gjatë orëve të natës. Ky aktivitet u organizua për herë të parë në vitin 1950 kur zyrtarët lokalë shpresonin t’i ngushëllonin sadopal qytetarët në kohën e krizës ekonomike që pasoi Luftën e Dytë Botërore. Ky festival një javor do të vazhdojë deri më 11 Shkurt.