Lohan: Sfidë, pavarësia e qjyqësorit. Por duhet vullnet politik
TIRANE-Pavarësia e gjyqësorit është sfidë për Shqipërinë dhe për të arritur këtë duhen strategji afatgjata, theksoi sot shefi i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan. Ai ishte i pranishëm në një inagurim në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga ku bëri dhe deklaratat për sistemin e drejtësisë në vend. Lohan ka theksuar se shumica e ligjeve duan shumicë të cilësuar në Parlament. “Sfidë kryesore për Shqipërinë është pavarësia e gjyqësorit, për këtë arsye duhet vullnet nga të gjitha palët. S’ka shtet ligjor të shumicës dhe pakicës. Ndaj, ne mendojmë se për strategjinë e gjyqësorit duhet vullnet të gjerë politik”, theksoi Lohan. Sipas ambasadorit të KE-së, për sistemin gjyqësor duhet një strategji e gjerë dhe gjithëpërfshirëse, ndërsa ka shtuar se “kushtet në Gjykata dhe Prokurori janë jo të mjaftueshme për efikasitet”. (d.b/BalkanWeb)