Jep dorëheqje drejtori i SHIU-t: Sulme ba baza ndaj meje

Drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak, kolonel Ylli Zyla, i ka paraqitur dorëheqjen Kryeministrit Berisha dhe ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami. Në motivacionin shoqëruar këtë dorëheqje, kolonel Ylli Zyla shprehet:
"Unë i nënshkruari, kolonel Ylli Zyla, me detyrë drejtor i Shërbimit Informativ Ushtarak, nisur nga disa sulme të pamoralshme dhe të pabazuara që më janë bërë mua dhe familjes sime në media, për të ruajtur integritetin dhe moralin e familjes sime, integritetin e institucionit të SHIU-t si shërbim inteligjence i një vendi anëtar të NATO-s, marrëdhëniet e shkëlqyera të SHIU-t me shërbimet partnere strategjik të inteligjencës, si dhe për të garantuar vijueshmërinë normale të veprimtarisë dhe operacioneve të SHIU-t, më lejoni t`ju paraqes: dorëheqjen nga funksioni i drejtorit të Shërbimit Informativ Ushtarak".