Festivali i Femijeve do vishet kuq e zi
Qendra kombëtare e fëmijëve ka filluar përgatitjet për festivalin e 49-të për fëmijë. Ky festival do të jetë i veshur me elementët tradicionalë dhe si asnjëherë tjetër, ky festival do të tingëllojë kuq e zi, në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë. Kështu bën me dije drejtoresha e artit dhe kulturës Nigda Dako.
Në konkurim do të jenë 20 këngë të kompozuara nga kompozitorë të brezave të ndryshëm. Gjinia e këngëve do të jetë e larmishme, por e përcaktuar sipas grupmoshave.
Festivali do të mbahet më 29 dhe 30 prill, ku do jetë edhe mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve.