Axhenda parlamentare Topalli takim me Arvizu

Axhenda parlamentare dhe puna e ligjvënësve mbi të ishte temë e diskutimit mes Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu. Kështu, gjatë ditës së sotme, Topalli prit në një takim të posaçëm ambasadorin Arvizu.
Kryetarja e Kuvendit bëri një ekspoze të punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, i cili ka kaluar dhe votuar disa blloqe nenesh dhe amendamentesh, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2011.
Me gjithë punën që është bërë, Komisioni ka mundësitë që ta përmbyllin punën e vet me sukses brenda afatit të caktuar, brenda prillit.
Gjithashtu, Kryetarja e Kuvendit, shpjegoi për punën e Grupit të Punës për Reformën parlamentare. Ajo theksoi se Grupi i Punës ka një mandat që e detyron të punojë në modelin e Rregullores së Parlamentit Evropian dhe në respekt të Kushtetutës së Shqipërisë. Biseda vazhdoi edhe me diskutime të zhvillimeve të tjera të fundit në Parlament.