Percillet Morozini
Me qindra e mijëra ishin mbledhur pranë kishës së Livornos. Tifozë futbolli, por edhe shumë qytetarë të thjeshtë livornezë që nuk kanë ndonjë lidhje me sportin, përcollën në banesën e fundit Piermario Morozinin, lojtarin 25-vjeçar që ndërroi jetë pasi u godit nga ataku në zemër në fushën e lojës.
Lule pa fund aty dhe lojtarët e Livornos që arrijnë për ta përcjellë dhe përshëndetur. Nuk do të kenë rast tjetër. Bashkë me ta edhe ish-trajneri i Italisë dhe trajneri i sotëm i Parmës, Roberto Donadoni që mbërrin në funeral. Në arkivol edhe fanela e futbollistit me numrin 25, e rrethuar nga thirrjet dhe ndriçimi i flakëve.
Ndërsa arka me të vdekurin merret dhe lëvizet me kujdes për në nga makinën e funeraleve, nuk munguan duartrokitjet dhe thirrjet, të gjitha këto jo për të shprehur gëzim, por respekt dhe një ndjenjë vazhdimësie të jetës, edhe pas një vdekjeje tragjike.
Lojtari 25-vjeçar u bë viktima e fundit e sëmundjeve të futbollit profesionist, të sportit profesionist, ndërsa jeta e tij ndoshta edhe mund të ishte shpëtuar nëse nuk do të kishte pasur vonesa ndaj ambulancës që e mori dhe e dërgoi në spital.
Piermario është i fundit në një listë prej gati 90 futbollistësh që kanë humbur jetën prej vitit 1889 deri më sot dhe, për fat të keq, nuk besohet të jetë i fundit.