E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Fierit triumfon aktorja greke Sarafilla

Festivali i Aktrimit Apollon 2011 ka ulur siparin e edicionit të 10 të tij. Në mbrëmjen gala, çmimin për aktrimin më të mirë e ka marrë aktorja greke, Dhespina Sarafilla dhe aktori më i mirë rumuni Remus Manza që është vlerësuar me trofeun e festivalit për vitin 2011. Ndërkohë që si aktorë jo protagonistë janë vlerësuar Fatmir Xhelili dhe Klea Konomi. Në këtë edicion morrën pjesë 6 trupa teatrale nga vendi dhe rajoni.

Kjo mbrëmje gala është kryqëzuar me një tjetër aktivitet po kaq të rëndësishëm kulturor artistik që merr jetë në mjediset e qytetit antik të Apollonisë tashmë prej disa vitesh Netët Apolloniane, i cili përmbledh një shportë performancash artistike të të gjitha zhanreve që do të përfshijë tre vjet jete artistike në qytetin antik të Apollonisë.

Aleksandër Nushi        

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›