E Diel, 1 Nëntor 2026

Boterori i Atletikes Usain Bolt shenon nje tjeter rekord

 Usain Bolt ka udhëhequr Jamaikën në një rekord të ri botëror në stafetën 4x100 metra, duke ndalur kronometrin në kohën 37.04 sekonda. Shifrat të frikshme që i kanë dhuruar Xhamajkës medaljen e artë për këtë garë në Botërorin e Atletikës të zhvilluar në Korenë e Jugut. Ky ishte dhe rekordi i vetëm në këtë turne, ndërsa kuarteti xhamajkan i përbërë nga Nesta Carter, Michael Frater, Yohan Blake dhe Usain Bolt përmbysën kohën 37 sekonda e 10 të qindat të regjistruar nga vetë ata në Lojrat Olimpike Pekin 2008. 
Medalja e argjendit shkoi për Francën, atletët e të cilës e kaluan finishin pas 38 sekodash e 20 të qindat, ndërsa vendi i tretë dhe medalja e brozit shkoi për shtetin e vogël ishullor Saint Kitts dhe Nevis. Stafeta 4x100 metra ishte një dështim i vërtetë për katërshen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që nuk e mbylli garën, pasi atleti i tretë Darvis Patton u pengua nga atleti britanik Harry Aikines-Aryeetey dhe u rrëzua përpara se t’i kalonte stafetën shokut të tij të skuadrës.

Botërori i XIII-të i Atletikës i zhvilluar në Daegu të Koresë së Jugut, konfirmoi kenianin Abel Kirui kampion në maratonën për meshkuj. Atleti afrikan e kaloi finishin pas 2 orësh, 7 minuta e 38 sekonda.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›