E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Filmit në Durrës, filmat më të sukseshëm

Po vijon me sukses rrugëtimin e tij Festivali Ndërkombëtar veror i filimit ne Durres ku protagoniste kane qenë filmat “Luani i Bardhë” i Lazar Ristovskit, dhe “Kodi i Jetes” i Ekrem Kryeziut.

Ristovski ka vleresuar në vecanti pëmbajtjen cilësore të filmit, i cili sjell mesazhin e rëndësisë së vlerave dhe domethënies njerëzore dhe padrejtësinë e ndarjes se vlerave materiale dhe pasurise ne kete bote, ku pakica e pasur zoteron vlerat materiale.
 

Me interes në Festival është ndjekur filmi “Kodi i Jetes” i Ekrem Kryeziut,i cili ka sjellë në mënyrë reale dhe artistike pjesë nga tragjedia dhe lufta e Kosovës dhe rajonit për paqe, përballë mizorive serbe.
 

Festivali Ndërkombëtar i filmit po vijon me prezantimit e filmave nga bota ballkanike dhe atyre dokumentarë dhe te metrazhit te shkurtër.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›